Do ketë ulje pagash e pensionesh? Rama zbardh vendimin

Kryeministri Rama, ka reaguar në lidhje me propozimin e ish-ministrit Beqaj për uljen e pagave dhe pensioneve.

Rama konfirmoi në një komunikim LIVE me qytetarët në rrjetet sociale, se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Kreu i qeverisë tha se për asnjë mënyrë nuk do të preken pagat dhe pensionet.

“Nuk ka ulje pensionesh dhe ulje rrogash, nuk ka, nuk ka! Harrojeni, ka një ide nga një njeri, që është i lirë të thotë mendimin e tij, por nuk është vendimi zyrtar i qeverisë.

Nuk do prekim pagat dhe pensionet. Nuk do të preken për asnjë arsye në botë. Nëse do të preken, do të preken vetëm për tu rritur”, u shpreh Rama.