Ende nuk keni marrë pagën e luftës? Rama: U keni dhënë adresën gabim

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar të gjithë qytetarët, të cilët ende nuk kanë arritur të marrin pagën e luftës nga paketa e dytë. Në komunikimin me ndjekëit në rrjetin social Facebook, ku u është përgjigjur qytetarëve, Rama tha se paratë janë bankë, por ka shumë ngatërresa me numrin e llogarive. Rama i mëshoi fort faktit se secili prej personave, do marrin pagën e luftës. Ato para do të kthehen sërish në llogaritë përkatëse në bankë.

“Janë hedhur në bankë, por banka nuk të gjen dot se keni shkruar ibanin gabim. Ato para do të kthehen, dhe do shpërndahen sërish. Por duhet të shohim, se lufta me virusin është bërë shumë mirë. Shqipëria dhe Bullgaria ka më pak vdekje për 1 milionë banorë në të gjithë kontinentin. Kemi marrë masat e duhuara. Kemi të metat tona, por po e përballojmë me dinjitet”, u shpreh Rama.