Djali i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Meta

Djali i Presidentit Ilir Meta feston sot ditëlindjen.

Ndërkohë Kreu i Shtetit ka vendosur që ta urojë të birin përmes një mënyre mjaft simbolike.

Së fundmi, Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto ku të dy, babë e bir, shfaqen të veshur kuqezi.

“Edhe 100 pranvera! Gjithmonë kuqezi!”- shkruan Presidenti krah fotos në fjalë.