pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinoradissonbetnesinecasinowbahissonbahispalacebetteosbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomhititbetholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Shërbimi sekret rus synon ta asgjësojë”, Kryebashkiaku i cili është në rrezik

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Kryebashkiaku i Pragës dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtjen e policisë për shkak të dyshimeve se shërbimi sekret rus synon t’i asgjësojë.

Sipas të përjavshmes çeke “Respekt” në fillim të prillit një diplomat rus që kishte arritur në Çeki përmes aeroportit të Pragës kishte në bagazhin e tij substancën jashtëzakonisht toksike rizin. Më tej e përjavshmja “Respekt” njofton edhe se kryebashkiaku i Pragës, Zdeněk Hřib, dhe dy kolegë të tij janë nën mbrojtjen e policisë.

Në intervistë për DW, Zdeněk Hřib konfirmon se ai dhe dy kolegët e tij janë nën mbrojtjen e policisë që prej Pashkëve. “Unë e shoh rrezikun si real,” – tha Hřib duke shtuar se nuk i lejohet të japë publikisht detaje të mëtejshme.

Mosmarrëveshje për gjeste kritike

Megjithëse Hřib dhe kolegët e tij nuk lejohen të komentojnë asnjë detaj, arsyeja e mbrojtjes nga policia është e qartë: bëhet fjalë për gjeste kritike nga Hřib dhe kolegët e tij kundrejt Rusisë.

Më 27 shkurt, përvjetori i pestë i vrasjes së ish-zëvendëskryeministrit rus, opozitarit liberal Boris Nemzov, Hřib ia ndryshoi emrin Sheshit të Pragës, ku ndodhet edhe ambasada ruse, në Sheshi Boris Nemzov. Për të mos përdorur emrin Boris Nemzov ambasada ruse në Pragë tani përdor si adresë zyrtare atë të konsullatës.

Në fillim të muajit prill, kryetari i komunës VI të Pragës, Ondřej Kolář, dha urdhër që statuja e marshallit sovjetik Ivan Konev të çmontohej nga sheshi ku gjendej dhe të transferohej në një depo – për t’u vendosur më vonë në një muze të ri të historisë.
Figurë kontradiktore

Rreth marshallit sovjetik Ivan Konev në Republikën Çeke ka prej shumë vitesh mjaft polemika.

Nga njëra anë, ai konsiderohet si “çliruesi i Pragës” në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga ana tjetër, akuzohet për hakmarrje ndaj mijëra qytetarëve çekë që ishin kritikë ndaj Bashkimit Sovjetik, si dhe për rolin e tij drejtues në shtypjen e revolucionit hungarez në vitin 1956. Kolář-i dëshironte t’u jepte fund polemikave të pafundme me transferimin e statujës në një muze.

Largimi i statujës shkaktoi reagime të forta në Rusi. Ministri i Jashtëm rus u shpreh në një intervistë zyrtare për “një veprim cinik që shkakton zemërim”.

Presidenti Putin nënshkroi një ligj mbi përgjegjësinë për dëmtimin e përmendoreve të luftës, i cili mund të përdoret për ta paditur kryetarin e komunës VI të Pragës, Ondřej Kolář. Po ashtu nacionalistë rusë sulmuan institucionet diplomatike çeke në Rusi, Ministria e Jashtme çeke dërgoi një note të mprehtë proteste.

Fushatë e frikësimi

Rusia e mohon përpjekjen për të vrarë kryebashkiakun e Pragës, por kërcënimi nuk është “për t’u nënvlerësuar”, thotë politologu Jiří Pehe, ish-këshilltari presidentit Vaclav Havel, në një intervistë për DW. “Megjithë gjestet e forta pro-ruse të Presidentit Miloš Zeman, marrëdhëniet çeko-ruse janë të këqija,” – thotë Pehe.

Sipas tij fushata e frikësimit të Rusisë kundrejt politikanëve çekë ka të bëjë kryesisht me qëllime të brendshme. “Në fund të fundit, Rusia e di shumë mirë se statuja e Konevit nuk është përmendore lufte në kuptimin e traktatit të miqësisë çeko-rus.”

Edhe politologu Jakub Janda nga Qendra Evropiane për Vlerat e Politikës së Sigurisë në Pragë e konsideron kërcënimin për kryebashkiakun si “të besueshëm”. “Ne po shohim përshkallëzimin më agresiv në marrëdhëniet bilaterale me Rusinë që prej tre dekadave të fundit”. /DW

Tags: kryebashkiakrrezikrussherbim sekret

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Reforma Zgjedhore/ A do riciklohet sërish e njëjta politikë

Mjekët: Kosova nuk ka teste për gjithë popullatën

Ekzekutoi dhe fshehu trupin e vajzës, gjykata greke vendos burgim të përjetshëm për shqiptarin







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

by mirseda
22:56 | 10/06/2026
0

Dorëzohet në Komisariatin e Policisë ish – oficeri i policisë Irakli Koçiaj. Koçiaj ish-oficer i krimeve për...

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026

11 ditë protestë, ekspertja: E vërteta pas ligjit për Zonat e Mbrojtura

21:50 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com