Gjykata e Igumenicës në Greqi ka dhënë dënimin më burgim të përjetshëm për shqiptarin Aleko Petro. Ky i fundit, më 1 janar të vitit 2019 vrau dhe më pas fshehu trupin e së bijës Anxhela Petro.
Viktima ndodhej për vizitë në banesën e të atit në fshatin Alepu në ishullin e Korfuzit. Aleko nuk pranonte lidhjen e vajzës me një emigrant afgan, ndaj edhe u konfliktua me të bijën.
I dashuri i viktimës dhe pagëzuesja e saj, ishin dëshmitarë të akuzës, ndërsa autori nuk kishte askënd që ta mbështeste në gjyq.
Ndërsa mamaja dhe motrat e viktimës, nuk mundën të ndodheshin në gjyq, për shkak të mbylljes së kufijve prej koronavirusit.