Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Në një prononcim për “Open”, ai ka zbuluar se Dendias ka origjinë shqiptare, pasi babai i tij ka lindur në Himarë, por më pas është rritur në ishullin e Korfuzit.
“Ministri Dendias është i mirëpritur në tokën shqiptare, sepse vjen në tokën e gjyshërve. Kjo sepse vjen nga fshati Ilias i Himarës. Babai i tij Spiro Dede, ka jetuar në Korfuz”, tha ai.
Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që mosmarrëveshjet mes tyre për kufijtë detarë në detin e përbashkët Jon, t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë.