E premte, 28 Janar, 2022
2.5 C
Tirana

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Në një prononcim për “Open”, ai ka zbuluar se Dendias ka origjinë shqiptare, pasi babai i tij ka lindur në Himarë, por më pas është rritur në ishullin e Korfuzit.

“Ministri Dendias është i mirëpritur në tokën shqiptare, sepse vjen në tokën e gjyshërve. Kjo sepse vjen nga fshati Ilias i Himarës. Babai i tij Spiro Dede, ka jetuar në Korfuz”, tha ai.

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që mosmarrëveshjet mes tyre për kufijtë detarë në detin e përbashkët Jon, t’i zgjidhë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...

Reshje dhe borë, si do të ndryshojnë temperaturat nesër

Vendi ynë për ditën e premte pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti do të nisë me kthjellime dhe...

Tr*toli në banesën e Dukës, avokati i autorit të dyshuar nxjerr faktet

34-vjeçari Arlen Hasanaj nuk e ka pranuar akuzën se ka vendosur tritolin në portën e Armand Dukës. Avokati i tij provon përmes pamjeve filmike,...