Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Dialogu/ Vuçiç në gjendje “shoku” pas takimit me të dërguarin e Trump

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Suzana Vasiljeviç, ka dhënë detaje rreth takimit që Aleksander Vuçiç ka pasur me emisarin e Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ajo ka thënë se një takim i tillë ka qenë jashtëzakonisht sfidues, megjithatë ka thënë se nuk mund të lëshohet në detaje, rreth asaj që është biseduar, raporton Gazeta Express.

Vasiljeviç ka thënë se në dhjetë minutat e parë në takim kanë qenë kokë më kokë, vetëm Vuçiç dhe Grenell, dhe më pas në takim është bashkuar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Vasiljeviç ka thënë se ajo që ka qenë e pazakontë nga takimi me emisarin e Trump, është që Vuçiç ka mbajtur shënime edhe për veten e tij, gjë që, sipas saj, nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë.

“Çfarë ishte e pazakontë, ishte që presidenti po mbante shënime edhe për veten e tij për herë të parë. Bisedimet duket se ishin jashtëzakonisht të vështira”, ka thënë ajo.

Përveç tjerash Vasiljeviç ka thënë se pas takimit me Grenell ka qenë në një disponim jashtëzakonisht të keq, sa që nuk ka folur me asnjë prej stafit për disa minuta.

Këshilltarja e Vuçiç ka thënë se edhe më parë ka ndodhur që takimet rreth çështjes së Kosovës të jenë të vështira, megjithatë thotë se asnjëherë në atë nivel të vështirësisë sa që presidenti të mos flasë me asnjë prej bashkëpunëtorëve të tij.

Tutje, Vasiljeviç ka thënë se Vuçiçit i janë dashur disa minuta që të mendojë e ta marrë veten dhe të zbërthejë gjithë atë që e ka dëgjuar nga Grenell.

Më pas nga zyra e Vuçiçit, pas takimit me Grenell është lëshuar një komunikatë në të cilën thuhej se Vuçiç i ka thënë emisarit të Trump se një kompromis që do të jetë në interes të stabilitetit dhe të ardhmes së rajonit, mund të arrihet duke respektuar interesat legjitime të Serbisë.

Në këtë njoftim është cituar Grenell i cili ka thënë se dy palët “duhet të bashkëpunojnë shpejt dhe ngushtë, duke shikuar drejt të ardhmes”./GazetaExpress

Tags: GrenellkosoveserbiTrumpVucic

TË LIDHURA

Rajoni

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026
Rajoni

Mali i Zi ekstradon në SHBA iranianin e akuzuar për sulme kibernetike

16:40 | 06/10/2026
Rajoni

Eksploziv në lokalin e shqiptarit në Athinë, policia heton për autorët dhe motivin

21:08 | 05/10/2026
Next Post

Tregohuni të kujdesshëm në fundjavë, policia njofton kontrolle të befasishme (Video)

Venecia: "Presidenti Ilir Meta veproi në mungesë të bazës ligjore për anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit"

Hodhi granatë në një diskotekë, gjykata jep vendimin për Vali Corleonen







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com