Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e ushtruar sot nga policia, ndaj protestuesve. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dy foto të një studenti të Gazetarisë, Gesard Hazizi, i cili u dhunua barbarisht nga policia, dhe përfundoi në spitalin e Traumës.
Berisha shton më tej se situata e tij është e rënduar, pasi i kanë nxjerë shpatullën. Ish-kryeministri bën me dije se Gesardi është student me mesatare 9.5. Të riut i është refuzuar bursa nga administratori, ndonëse është jetim. Ai kishte dalë në protestë, për shkak të refuzimit të bursës.