E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
1.5 C
Tirana

“Si mund të puthësh dikë tjetër përveç babit?!” Aktorja rrëfen situatën e sikletshme me të bijën (foto)

Adelina Muça ka spikatur së fundmi në rolin e Belës, zonjës së shtëpisë Kuqézi. Bela e “Familjes Kuqezi”, është mamaja e Dorës dhe Fatjonit, por në jetën reale është mamaja e Noha-s.

Në programin “Tring Stars”, Adelina rrëfeu disa detaje tejet interesante në lidhje me jetën e saj, dhe emocionet që ka përjetuar e bija pasi ka ndjekur çdo seri të kësaj komedie.

Teksa e ka parë në një këndvështrim më kritik, ajo madje nuk ka hezituar që edhe të kritikojë të ëmën e saj, në disa skena pak ngacmuese.

“Ajo e ndjek, ka raste kur e sheh dhe dy herë. Edhe kur unë nuk e kap orarin e transmetimit, ajo e ndjek dhe kur shkoj në shtëpi, flet pafund për episodin që ka parë. Kryesisht e tërheqin personazhet e fëmijëve, dhe kënaqet me ata të dy.

Ka pasur raste edhe kur më ka drejtuar gishtin, por në gjëra që lidhen me marrëdhënien në familje. Problematika më e madhe ishte një episod ku më tha: ‘Nuk e kuptoj dot si mund të përqafosh (se nuk thoshte dot puth) një person tjetër përveç babit.

Uroj mos të ndodhi herë tjetër”, tregoi aktorja për gazetaren e “Tring Stars”. Adelina është bashkëshortja e regjisorit Hervin Çuli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...