Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

“Kërcen” dollari në tregun vendas, arrin nivelin më të lartë nga janari 2018

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kërcen” dollari në tregun vendas, arrin nivelin më të lartë nga janari 2018

REUTERS/Andrew RC Marshall (CAMBODIA - Tags: CRIME LAW BUSINESS)

Monedha e gjelbër ka kërcyer sot në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 111.4 lekë, me një rritje prej 0.31 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i lartë i dollarit në tregun e brendshëm që prej fillimit të janarit 2018, kur monedha e gjelbër këmbehej me 111.84 lekë. Më pas dollari filloi rënien, duke zbritur deri në 104.3 lekë në prill të 2018-n, si reflektim i nënçmimit të euros dhe monedhave të tjera të shportës ndaj lekut. Më pas dollari rikuperoi, duke u luhatur mes 106-110 lekëve për të arritur në ditën e sotme, ku kërceu mbi 11 lekë.

Sipas ekspertëve të këmbimit valutor, rritja e dollarit ditët e fundit është e lidhur së pari me forcimin e tij në bursat ndërkombëtare ndaj euros. Një euro zbriti në 1.12 dollarë nga 1.14 në fillim të muajit, pasi banka Qendrore Europiane dha sinjale se synon që të mbajë normat e ulët atë interesit për një kohë më të gjatë.

Indeksi i dollarit kundrejt një shporte prej 6 monedhash kryesore fitoi 0.4 për qind në 97.155 , duke shënuar ditën e tretë radhazi me rritje dhe nivelin më të mirë që nga 12 marsi.

Faktori i dytë lidhet me faktin që euro këtë muaj ka qenë relativisht e fortë në tregun e brendshëm si rrjedhojë e kërkesës për monedhën e përbashkët. Këtë e tregon dhe fakti që ndonëse në bursa euro ka rënë, në tregun e brendshëm ajo ka shënuar një forcim të lehtë. Ditën e sotme, një euro u këmbye me 125.37 lekë, me një rritje të lehtë prej 0.02 lekësh në raport me vitin e mëparshëm. (mos rënia e euros ka mbajtur dhe dollarin e lartë në mënyrë që të ruhen raportet e kryqëzuara me bursat ndërkombëtare).

Aktorët e tregut pohojnë se kërkesa për euro nga bizneset ka qenë arsyeja kryesore që ka frenuar rënien e monedhës së përbashkët në tregun e brendshëm, ndonëse ajo është nënçmuar në bursa./ Monitor

Tags: DollariJanarirritjetregu vendas

TË LIDHURA

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Shpëtohen dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Valbonës
Aktualitet

Shpëtohen dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Valbonës

12:20 | 11/04/2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër. Çfarë u zbulua gjatë kontrolleve
Aktualitet

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër. Çfarë u zbulua gjatë kontrolleve

11:53 | 11/04/2026
Next Post
“Si mund të puthësh dikë tjetër përveç babit?!” Aktorja rrëfen situatën e sikletshme me të bijën (foto)

"Si mund të puthësh dikë tjetër përveç babit?!" Aktorja rrëfen situatën e sikletshme me të bijën (foto)

“Shpërthen” Georgina, ja pse Ronaldo çmendet pas saj

“Shpërthen” Georgina, ja pse Ronaldo çmendet pas saj

Balla nxjerr blof Bashën me pamjet e protestës: Përsëri paske paguar para? (video)

Balla nxjerr blof Bashën me pamjet e protestës: Përsëri paske paguar para? (video)







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

by mirseda
12:38 | 11/04/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-kreun e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, dhe ka...

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Shpëtohen dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Valbonës

Shpëtohen dy turistë belgë që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Valbonës

12:20 | 11/04/2026
Rreth 10 ditë në hapësirë! Pamje nga afër të kapsulës Artemis II pasi zbriti në Oqeanin Paqësor

Rreth 10 ditë në hapësirë! Pamje nga afër të kapsulës Artemis II pasi zbriti në Oqeanin Paqësor

12:18 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com