Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Depozitat të qëndrueshme në mars, ndryshe nga kreditë nuk ndikohen nga koronavirusi

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Depozitat të qëndrueshme në mars, ndryshe nga kreditë nuk ndikohen nga koronavirusi

Muaji mars ka qenë pozitiv për sistemin bankar, sa i përket ecurisë së depozitave. Pasiguria e shkaktuar nga Covid-19 nuk ka ndikuar në rrjedhje të depozitave në sistem.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në lekë shënuan një rritje të lehtë në mars, me një zgjerim prej 0.1% në raport me shkurtin, duke arritur në 474 miliardë lekë, duke vijuar tendencën zgjeruese që po konstatohet që nga mesi i vitit të kaluar. Si individët ashtu dhe bizneset rezultojnë që kanë rritur kursimet e tyre në lekë, në llogari pa afat, ndonëse në nivele të moderuara.

Depozitat në euro, që raportohen në lekë, tregojnë për një rritje të ndjeshme në mars, por ky është më shumë efekt i kursit të këmbimit, që në ditët e fundit të marsit arriti për pak ditë në 130 lekë, nga 122-123 lekë që ishte mesatarisht në janar dhe shkurt. Të raportuara në euro, depozitat në monedhën e përbashkët ishin 4.4 miliardë euro në fund të marsit, pothuajse të pandryshuara në raport me shkurtin e 2020-s.

Totali i depozitave, të raportuara në lekë ishte 1.07 triliardë lekë në fund të muajit mars, ose rreth 8.7 miliardë euro.

Shqipëria renditet një nga vendet që ka më shumë depozita në rajon, në raport me prodhimin e brendshëm bruto, në rreth 60% të PBB-së, për shkak të lidhjeve të forta me emigracionin, por dhe hyrjeve informale.

Ndryshe nga ecuria e depozitave, kriza e Covid-19 ka ndikuar huadhënien në system. Të dhënat e tjera të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në mars, në gjysmën e të cilit ekonomia pothuajse u paralizua nga masat për frenimin e infeksionit të Covod-19, është shënuar një rënie të ndjeshme të kredisë së re. Huaja e re e dhënë në lekë ishte 6.4 miliardë lekë, që është sa gjysma e mesatares mujore të kredisë së re të dhënë përgjatë vitit 2019. Më e thellë ka qenë tkurrja e kreditimit në euro. Sipas statistikave të bankës, në mars u dhanë 32 milionë euro kredi në monedhën e përbashkët, që është niveli më i ulët mujor i raportuar që nga viti 2015, kur banka e publikon këtë lloj treguesi. Në krahasim me mesataren mujore të 2019, huaja në euro rezulton sërish e përgjysmuar./Monitor

Tags: depozitatkoronavirusmars

TË LIDHURA

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve
Politikë

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Next Post
Mbarimi i mandatit/ Dvoranit i jepet kohë për të paraqitur argumentet

Mbarimi i mandatit/ Dvoranit i jepet kohë për të paraqitur argumentet

E pritën me protesta/ Rama inspekton punimet e rrugës në Fier

E pritën me protesta/ Rama inspekton punimet e rrugës në Fier

Hetimet për origjinën e koronavirusit/ OBSH: Shpresojmë të përfshihemi

Hetimet për origjinën e koronavirusit/ OBSH: Shpresojmë të përfshihemi







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato
Sport

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

by mirseda
13:43 | 20/12/2025
0

Një pengesë e madhe ka dalë së fundi në skenë për Al Nassr. FIFA ka njoftuar të...

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com