Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Demokracia amerikane në rrezik!

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Në SHBA është rrezikuar e ardhmja e sistemit. Ajo që përjetuam më 6 janar 2021 ishte vetëm fillimi. Duket dramatike, por e ardhmja e shtetit demokratik është në pyetje, mendon Ines Pohl. Ishte e pritshme në fakt – ndërhyrja e dhunshme në Kapitol në Uashington, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, më 6 janar, saktësisht një vit më parë.

Kjo sepse edhe para hapjes së qendrave të votimin në zgjedhjet e kaluara presidenciale, presidenti i atëhershëm Donald Trump thoshte se shkaku i vetëm që ai mund të mos i fitojë zgjedhjet mund të jetë manipulimi i tyre. Kështu Trumpi dhe miliona simpatizantë të tij bën të ditur se nuk do ta pranojnë humbjen.

Pak para një grusht shteti të vërtetë

Ai humbi. E mbështetësit e tij radikalë sulmuan Kapitolin ditën kur Kongresi donte të miratonte zyrtarisht zgjedhjen e Joe Biden-it. Këto imazhe tronditën botën. Por ne e kuptuam vetëm së fundi, para disa javësh, se sa afër një grusht shteti të vërtetë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vetëm falë reagimit të disa zyrtarëve nuk ndodhi gjakderdhja në ndërtesën e Kapitolit, me një zëvendëspresident të vdekur. Të vdekur, sepse ai donte t’u bindej rregullave demokratike, e jo urdhërave të presidentit. Kjo ishte vërtet shumë pranë.

Ajo që do të duhej të ishte një thirrje për zgjimin e të gjitha forcave demokratike, pavarësisht përkatësisë partiake, është shndërruar në një peng tjetër në spektaklin destruktiv politik amerikan. Republikanët po përpiqen edhe sot e kësaj dite të pengojnë zbardhjen e asaj që ka ndodhur atë ditë. Në vend të zbardhjes së ngjarjeve dhe kthimit në një garë politike për argumentin më bindës, që përfshin edhe respektimin e një mendimi ndryshe, përçarjet janë thelluar.

Humbjet e demokratëve

Prej ditës së parë të epokës së presidentit Joe Biden, republikanët kanë nisur përgatitjet për fushatën e ardhshme presidenciale. Ndërkohë që demokratët në pushtet po zhvillojnë beteja mes krahëve të ndryshëm brenda partisë, për shkak të pandemisë korona. Republikanët po parandalojnë ndihmën e rëndësishme financiare shtetërore, në mënyrë që administrata e Bidenit të mos mund të mbledhë asnjë pikë politike për fushatën e ardhshme zgjedhore.

Por më të rrezikshmet janë ndryshimet në zonat zgjedhore, të cilat i kufizojnë të drejtat elementare demokratike të zgjedhësve me ngjyrë dhe të pakicave të tjera. Ndërkohë që ka edhe kërkesa të cilat në thelb synojnë vetëm një qëllim: Të parandalojnë votuesit e mundshëm demokratë që të votojnë.

Boshti nuk është i sigurt

Shtetet e Bashkuara janë me të drejtë krenare për arritjet e lëvizjeve për të drejtat civile. Sado i papërsosur të jetë vendi, boshti i demokracisë me të drejtë vote për të gjithë qytetarët dukej i sigurtë.

Por kjo nuk është më kështu. Në një vend ku falë rregullave të lojës në rrjetet sociale është më e lehtë për teoricienët e konspiracionit racist të dominojnë klimën politike, sesa për presidentin në detyrë, duhet të përgatitesh për më të keqen. Për momentin, të paktën, duket se askush nuk ka një përgjigje konkrete se si të parandalohen populistët, të cilët janë gati të përmbysin sistemin për të siguruar një pushtet të përhershëm. /DW

Tags: BidendemokraciaSHBA

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

2022-Sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare

Kamala Harris: 6 janari dëshmoi si do dukej Amerika nëse shpërbëhej demokracia

Sulmi ndaj Kongresit në SHBA/Biden: S’duhet të ndodhë më kurrë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com