Këshilli Bashkiak Kurbin miratoi pagesën e plotë të bonusit të qirasë mujore për ato familje, banesat e të cilave kanë pësuar dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Familjet që aplikojnë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të paraqiten pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin. Ata duhet të depozitojnë këto dokumente:
Formularin e aplikimit (formati standard), i cili gjendet pranë Nj.Adm;
Akt konstatimin e Institutit të Ndërtimit;
Certifikatën familjare;
Certifikatën e pronësisë së banesës së dëmtuar nga tërmeti;
Nr. e llogarisë bankare ku do të depozitohet bonusi i qirasë.
Referuar shkresës nr.22412, datë 06.12.2019, të MFE-së, vlera e pagesës së qirasë do jetë si më poshtë:
Apartament 1+1, 12600 lekë
Apartament 2+1, 15400 lekë
Apartament 3+1, 20400 lekë