E enjte, 26 Nëntor, 2020
2 C
Tirana

‘Tërmeti po nxjerr nga loja opozitën’, gazetarja bën parashikimin profetik

Më të lexuarat

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

Shumë shtete janë në garë për zbulimin e vaksinës efektive që do të luftojë koronavirusin, në një kohë që numri i të infektuarve po...

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Studimi/ Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga Covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit, ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan...

Uzuni i shënon Juventusit, shqiptari feston si Ronaldo (Video)

Myrto Uzuni ka befasuar Juventusin duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, Ferencvaros.  Sulmuesi shqiptar ka realizuar në minutën e 19-të të takimit që...

Për gazetaren Rudina Xhunga, viti 2020 do të sjellë mjaft surpriza, pasi do përmbysen sisteme e do vijnë të tjerë. Ajo ka bërë disa parashikime, dhe i ka ndarë me publikun nga studio e “News 24”, në rubrikën “Opinion”. Referuar videos së publikuar nga Meta, lidhur me shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani, Xhunga tha se nuk jemi më në kohën e shpjegimit, dhe se këto duhet të ishin bërë më përpara.

“Një video e mirë e bërë në mënyrë profesionale. Kur kemi video të mira, iu përket gazetarëve t’i bëjnë, por këta i morën të gjitha. Në fillim Rama e tani Meta. Është një video shpjeguese. Nuk jemi në kohën e shpjegimit. Nuk ka kë shpjegon më. Njerëzit janë të shpjeguar. Presidenti ka shumë të drejtë të kërkojë dhe të shpjegojë, problemi është kujt ia kërkon dhe kujt ia shpjegon. Këto gjëra duhet të ishin bërë përpara. Këtë video Meta me siguri e ka bërë para tërmetit, dhe është rikthyer, por harron ndikimin e kësaj ngjarje në jetën e shqiptarëve”, u shpreh ajo më tej.

Sipas parashikimeve të saj, ky tërmet po nxjerr nga loja opozitën shqiptare. Ajo deklaroi se kjo forcë politike është kthyer në denoncuese dhe jo ndikuese. Po kështu Xhunga paralajmëron se pasojat e tërmetit do lejnë gjurmë për një kohë të gjatë. Pasi do përmbysin sisteme e do sjellin të tjera.

“Jemi në një dhjetor gri, komplet të fokusuar në problemet e pas tërmetit dhe traumën e post tranzicionit. Ishte një termet që na shkundi nga themelet, që nxori në skenë njerëz të rinj, të mirë apo të këqij nuk e dimë. Ka nxjerrë njerëz të rinj; dhe po nxjerr jashtë loje njerëz të tjerë; një tërmet që po nxjerr nga loja opozitën shqiptare e cila është kthyer në denoncuese dhe jo ndikuese.

Sikundër po tregon një maxhorancë, e cila po e bën rozë gjithçka, po e bën rozë sa mundet por të gjithë e dimë që nuk është rozë. Po nxjerr nga loja një klasë politike ky tërmet. Të gjithë kujtojmë që do mbarojë, tani do bëhen ca shtëpi, do rregullohen ca lagje e do mbarojë. Jo, ta dinë ata që kujtojnë që do mbarojë, nuk do mbarojnë shpejt pasojat e këtij tërmeti. Do përmbysin sisteme e do sjellin të tjera. Do duken rrugës pasojat e këtij tërmeti. Na ka shkundur tërmeti. Politikanët të mendojnë si të duan, nuk kanë të bëjnë me të njëjtët njerëz, nuk janë të njëjtët shqiptarët me para tërmetit”, deklaroi Xhunga.

Lexo edhe :   Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë
Lexo edhe :   Ajo që s’ka kuptuar Lulzim Basha e të vetët

Viti ri, për Xhungën, do vi me shumë punë dhe show nga ana e politikanëve. “Pa asnjë dyshim. Unë jam e sigurt. Besoj që njerëzit e traumatizuar me tërmetin të cilët kërkuan ndihmë e shpëtim, dhe vazhdojnë ta kërkojnë dhe tani gjithandej kanë kuptuar që kanë nevojë për një sistem të ri politik. E kanë kuptuar me kohë por tani do ta vënë në pah.

Unë besoj fuqimisht që do veprojnë. Ishte një moment që na shkundi dhe jemi akoma të traumatizuar. Viti që vjen do sjellë surpriza në Shqipëri. Se si do t’i sjellë nuk është në dorën e politikanëve, të cilët po bëjnë maksimumin, Rama me punë dhe me show, Basha me show, Ilir Meta me video. Po përpiqen por është përtej tyre. Nuk e di se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht, por unë e ndiej që kjo do të ndodhë. Ata që nuk e kuptojnë që shqiptarët i ka shkundur e tundur tërmeti, dhe i ka kthyer në realitet dhe tani nuk presin më politikanët që ta përmbysin tranzicionin se ata që nuk e bënë 30 vjet nuk do ta bëjnë as vitin e 31-të. Ata të presin surpriza në vitin që vjen. Unë e besoj fuqimisht këtë gjë. Atë që nuk e bënë dot protestat e studentëve, do ta bëjë ky tërmet”, tha ajo më tej.

“Do riaktivizohen shqiptarët. Kur rigjallërohesh, bën llogari të tjera. Me llogaritë pas rigjallërimit të shqiptarëve në 2020, nuk janë a i bëri 500 shtëpi Erdogani apo jo. Të jemi të sigurt. Nuk do duartrokasë kush për lagjet që do bëjë Erdogan, bashkë me qendrat shëndetësore me materiale anti sizmike apo me xhamitë aty ngjitur. Jo, kanë llogari të tjera për të bërë shqiptarët pas 2020, dhe ato janë llogaritë me sistemin e vjetruar politik shqiptar, i cili nuk po ia del dot të kalojë mbi veten. Tani çdo lajm po kalon në mënyrë të sipërfaqshme, sepse shqiptarët e dinë. Presin një gjë më të madhe se sa përplasjet mes palëve, me video apo me fjalë apo me batuta”, deklaroi ajo.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reali “trullos” Interin, fitojnë Bayern dhe Atalanta

Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të Champions League. Reali ka mundur Interin në “San Siro” me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja u zhbllokua...

Maradona ndërroi jetë, 5 fëmijët e tij “në luftë” për milionat

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si...

Zgjedhjet/ Duka: Po s’ka dakordësi me Bashën, do ketë me Patozin e Topallin

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, i ka dhënë mesazhe të qarta kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Teksa ka qenë i ftuar...

Gjermania zgjedh më 26 shtator 2021, pasuesin e Angela Merkel

Qeveria gjermane vendoi të mërkurën që më 26 shtator 2021 të zhvillojë zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur kreun e ri të ekzekutivit që...

OKB: Dhuna e burrave ndaj grave është gjithashtu një pandemi

Në të gjithë botën të mërkurën u shënua Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Në shumë vende gratë thanë se bllokimet për shkak...