pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişjojobetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahistambet girişamgbahisradissonbet girişmercurecasinomercurecasino girişcasinomilyonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingMercurecasinoholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Vëllai jetonte më një rumune”, rrëfehet motra: Partnerja i mori fëmijët dhe iku

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Marsela Xhaxhaj jeton në shtetin grek dhe është e shqetësuar për fatin e nipit dhe mbesës. Teksa rrëfen në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 historinë e vëllait të saj Mariglenit ajo thotë se ai jeton në Itali prej shumë vitesh.

Atje njohu dhe u dashurua me një shtetase rumune e cila fillimisht ka qenë e martuar me një shtetas italian, por ai ishte i sëmurë dhe para 3 vitesh ka ndërruar jetë. Nuk bën bashkë celebrim por bashkëjetuan dhe nga kjo bashkëjetesë kanë 2 fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Problemet ekonomike, por sipas Marselës edhe sjellja e kunatës me fëmijët ka nxitur konfliktet në çift. Përpara dy muajsh ajo ka marrë dy fëmijët dhe është larguar nga banesa duke e gënjyer Mariglenin e duke i thënë se po shkonte tek motra e saj në Torino. Që nga ai moment e deri më sot ka mbyllur telefonin dhe çdo adresë tjetër duke shkëputur të gjitha kontaktet me bashkëshortin. Marigleni është i shqetësuar për fëmijët e tij dhe do t’i shohë sa më parë ata.

“Kishte 5 vite që vëllai jetonte më rumunen. Shtëpinë e kishin me qira. Janë të dy 38-vjeçarë. Ngaqë ishte e martuar për këtë arsye nuk isha dakord. Por nëse ai ishte i lumtur respektova zgjedhjen e vëllait. Kam shumë vite pa e parë vëllain, por ka qenë mami atje kur ka lindur fëmijët. Mami thoshte se ziheshin. Kur zihej me vëllain ajo bërtiste si i çmendur, i binte vetes me grushte. Vëllai nuk i kishte vënë re më parë këto veprime. Ajo ishte shumë kokëfortë.
Pas lindjes së vajzës filluan të acaroheshin gjërat. Para 11 muajsh më shkruan se ajo ishte shtatzënë. Unë i them: si ka mundësi që mbeti shtatzënë kur ai nuk shkonte me të? Përgjigja e saj ishte, se ka mbetur shtatzënë pa dashje.
Ajo kishte martesë të rregullt. Nuk donte të bënte ndarje me ish-bashkëshortin, sepse donte të merrte pensionin. Po vëllai e ka njohur atësinë e fëmijëve. Ai ka pasur dokumente, por nuk arrit t’i rinovojë. I kanë mbetur përgjysmë. Tani për tani nuk ka”, tregoi motra.

Sa i përket largimit të partneres së vëllait Marsela tha se ajo kishte thënë se do vinte te motra. “E kishin lënë pezull këtë muhabet. Vëllai ishte në punë, por kur kthehet në shtëpi e shikon që ajo nuk kishte marrë shumë gjëra me vetë. Atë ditë i ka dërguar edhe foto, por më pas e ka mbyllur telefonin. Shoferi e ka lajmëruar vëllain, sepse nuk kishte asnjë ide. Vëllai merr motrën e saj dhe ajo e mohon se e ka parë. Në ‘Facebook’ i ka shkruar dhe i ka kërkuar që të kthehej, por nuk mori asnjë përgjigje. Kjo ngjarje ka ndodhur para dy muajsh.
Ajo shprehte pakënaqësi, por jo të këtij tipi. Ajo kishte pakënaqësi se vëllai dilte jashtë pinte ndonjë birrë. Kunata ankohej te mami për këto veprime të vëllait. Mami ishte shumë e pakënaqur për të, sepse vëllai flinte vetëm në divan ndërsa zonja flinte me fëmijët. Vëllai nuk donte të shkonte në polici sepse është pa letra. Ka vetëm një kartë ID italiane. Ai donte të shkonte tek motra e saj, por nuk dinte shtëpinë, sepse ajo ka ndërruar vend. Familja e kunatës i ka mbyllur çdo kontakt vëllait dhe mua. Unë e kam diskutuar me vëllain se nëse kishin shumë sherre, mund të diskutonin dhe të ndaheshin bashkë, por jo të ikte fshehurazi me fëmijët sepse ata i takojnë dhe atij. Vëllai kërkon të shikojë fëmijët. Ajo nuk i dërgon asnjë foto të fëmijëve”, tregoi më tej Marsela.

Ajo deklaroi se vëllai do të bashkohej me të vetëm për hatër të fëmijëve. “Por nëse kthehet vëllai e pranon. Ju thashë pak më parë, që nuk e di ekzaktësisht se çfarë problemesh kishin në shtëpinë e tyre. Vëllai punonte, nuk ishte dembel. Ai vetëm dilte ndonjëherë, vonohej pak dhe pinte ndonjë birrë me shokët. Nuk kishte ndonjë arsye të fortë për konflikte. Vëllai nuk kishte çfarë të përfitonte nga rumunia sepse ajo nuk kishte asgjë. Ajo i kishte thënë në fillim që nuk donte të bënte lidhje, sepse donte të përfitonte nga pensioni i ish-burrit. Djali është 11 muajsh dhe vajza 3 e gjysmë”, tha më tej ajo.

Për psikologen Almeida Xhaferri, kjo ështe një marrëdhënie dashurie në kushte jo të zakonshme.
“Zonja tha se ishin komshinj dhe filluan bashkëjetesën në kohën kur ishte gjallë bashkëshorti. Kjo është një marrëdhënie dashure jo shumë e pranueshme për mentalitetin shqiptar. Moralisht nuk dua ta gjykoj këtë histori sepse janë persona të rritur. Si psikologe kur një grua merr fëmijë me vete dhe ikën te motra, merr pak rroba për të mos dhënë shenja, janë veprime që tregojnë se zonja ndihet e rrezikuar. Një grua arratiset kur ndihet e rrezikuar. Kjo mund të jetë edhe një formë ndëshkimi nga ana e zonjës ose një mënyrë alternative për të mbrojtur fëmijët nga një kërcënim, por këtë akoma se dimë. Për prindin tjetër është një ndëshkim shumë i rëndë. Kjo është një nga format më të rënda të ndëshkimit për një burrë dhe një grua”, tha Xheferri.

Avokatja Hava Shurdhi tha se vëllai i Marselës ka të drejtë të shohë fëmijët e tij dhe duhet të paraqitet pranë autoriteteve italiane.,
“Fëmija jashtë martese ka të njëjtat detyra dhe të drejta si fëmija në martesë. Vëllait i lind e drejta që të shkojë pranë organeve të shtetit ku ka lindur këto fëmijë dhe të provojë atësinë. Njohja e certifikatës dhe atësisë është hapi i parë që duhet të bëjë i ati. Nëse se ka njohur atësinë, duhet t’i drejtohet gjykatës që të vendosë për të marrë atësinë. Këtë vendim e merr vetëm gjykata”, tha avokatja./BalkanWeb

Tags: femijetitaliMarsela Xhaxhajrumunevëllai

TË LIDHURA

Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

21:27 | 13/06/2026
Aktualitet

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026
Aktualitet

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:06 | 13/06/2026
Next Post

Ambasada e Katarit bën gjestin solidarizues për popullin shqiptar

Basha i del në mbrojtje Salianjit, sulmon me emra

Pësoi dëmtim në sy nga tërmeti, pedagogu bën thirrje për ndihmë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

by mirseda
21:27 | 13/06/2026
0

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Takimet Bilaterale për Konsultimet e Mbrojtjes që u zhvilluan...

Kupa e Botës 2026/ Vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City, arrestohen dy persona

21:25 | 13/06/2026

Kosovë/ Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

21:11 | 13/06/2026

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026

Qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit

21:06 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com