Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Deklaratat për SPAK/ Hajdari: Politika të qëndrojë larg drejtësisë, “peshqit e mëdhenj” janë në rrjetë

Në daljet e fundit për mediat, kryeministri Rama është shprehur se po pret me padurim që SPAK-u të godasë nga të katër anët. Duket se kreut të qeverisë po i soset durimi me hetimet e SPAK-ut, ku i ka bërë thirrje që të veprojë dhe të hetojë simbolet e korrupsionit 30-vjeçar në Shqipëri, por edhe ata gjykatës e prokurorë që janë përjashtuar nga Vetting-u si të korruptuar. Kjo çështje është risjellë në fokus në studion e emisionit “Pikat mbi I”. Prokurori Shkëlqim Hajdari u shpreh se prokurorët, sistematikisht kanë qenë pre e sulmeve politike. Z. Hajdari nënvizoi ndër të tjera se mbetet shpresëplotë që SPAK-u do i tregojë publikut me prova, ku do të hetohen zyrtarë e ish-zyrtarë.

“SPAK-u po tregon gjithnjë e më shumë që është një strukturë që bën optimistë ato shqiptarë që besuan te SPAK-u. Sigurisht një pjesë e madhe e Prokurorisë nuk i kanë dëgjuar akuzat e Ramës nga selia, që u bënë në kuadër të kryetarit të partisë.

Edhe në kohën kur kam qenë në Prokurori, ka pasur akuza politike, e shumicat ne s’i kemi dëgjuar se kemi pasur shumë dosje. Karriera e prokurorëve të SPAK-ut është e mbrojtur. Ata nuk kanë mundësi të frikësohen, intimidohen. Ata të mirat materiale i sigurojnë nga paga e tyre e ligjshme. Punë kanë shumë, dosje kanë shumë. Unë jam shpresëplotë që SPAK-u do i tregojë publikut me prova dhe shpresoj që çdo muaj të kemi njerëz, zyrtarë, ish-zyrtarë që do të dalin para drejtësisë për punën e bërë nga SPAK-u. Çdo prokuror nuk ndihet mirë kur merr sulme nga politika. Por prokurorët janë mësuar. Prokurorët janë të qetë kur punojnë me prova. Nuk ndikon shumë lufta politike. Nuk shoh se do të ndikojë te puna e SPAK-ut”.

Prokurori Shkëlqim Hajdari tha se është pozitive fakti që SPAK-u të hetojë pa dallim. Duke vënë në dukje se është e pashmangshme që të mos mungojnë pakënaqësitë ndaj SPAK-ut, z. Shkëlqim Hajdari vlerëson punën që po bëhet, për të çuar përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar.

“Gjithsecili në parim e mirëpret punën e SPAK-ut. Të gjithë shpresojnë që ata që goditen të mos jenë të parcelës së tyre. Në këndvështrimin e Ramës, që ka treguar se kur ka goditur SPAK-u s’është bërë pengesë, ai sheh si politikan që nga ana tjetër nuk po goditet njeri. Bën akuza që kanë argument, por jo me atë gjuhë.

Mund të motivohet SPAK-u dhe kërkohet ta ketë 360 gradë goditjen politike. Disa zyrtarë kanë kryer paligjshmëri, por i ka kapur efekti i parashkrimit. I rëndësishëm është që SPAK-u të hetojë pa dallim. Sigurisht që pakënaqësi do të ketë ndaj SPAK-ut. Mund të ketë informacione nga politikanët që ndaj Berishës nuk ka asnjë precedent. Ose mund të jetë e kundërta, mund të jenë gjetur prova dhe po bëhen hetime. Unë po e mbyll me një fjali. Nuk janë të mira deklaratat që bëjnë politikanët, si ato në pushtet ashtu edhe në opozitë. Sigurisht që nuk ndikojnë për mirë, por flas për atë pjesë që pretendoj që njoh, prokurorit. Kemi dalë faqebardhë gjithmonë kur kemi çuar njerëz përpara drejtësisë me prova. Kërkohet lufta e madhe kundër zyrtarëve të korruptuar, ku ndërkohë janë po ato zyrtarë për 30 vitesh, ku në vendet e tjera janë larguar”.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura për të sjellë drejtësinë e munguar në Shqipëri. Por pyetja e cila bëhet shpesh është: Kur do arrestohen “peshqit e mëdhenj”? Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se peshqit e mëdhenj janë në një rrjetë të fortë, që herët apo vonë do të dalin në breg pasi “rrjeta është ndërtuar mirë”.

“Ato që thash teknikisht i ka thënë dhe ambasadorja. Ata flasin në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejt. Ajo nuk ka asnjë detyrim, këtë punë e bën gjithë qejf. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve, dhe ka një detyrë të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë. Ambasadorja nuk ka çeduar asnjëherë.

Ajo doli me një mesazh, doli poshtë kalit të Skënderbeut dhe foli kuq e zi. Kjo tregon që SHBA-të janë me popullin shqiptar. Ca kanë mbushur 40 vite e të tjerët 30 vite. Politikanët që duan të jenë të përjetshëm, nuk janë politikanë euroatlantikë. Brenda pak viteve s’po them muajve, ato do të përballen me drejtësinë. Ballkani Perëndimor i përket BE-së, forcave perëndimore euroatlantike. Nuk ka gëzim më të madh se sa politikat e SHBA-së, janë konsistente, të qarta. Peshqit janë në rrjetë, rrjeta del avash-avash. Kam përshtypjen që rrjeta do të dalë pak nga pak, sepse rrjeta është ndërtuar mirë”.

 

 

Tags: drejtesiahetimeprokuroriShkëlqim HajdariSPAK

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Strategjia detare 2035

Strategjia detare 2035

Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë celsius për sot

Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë celsius për sot

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com