Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.
Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se mjeti rezulton të jetë në pronësi të një shtetasi 58-vjeçar, me inicialet R.I.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.