pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomganobetpusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Deklarata raciste e Bërnabiç, serbët 200 vite platforma dhe ide për shfarosjen e shqiptarëve

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Deklarata skandaloze raciste e kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, para ambasadorit të Bashkimit Evropian në Beograd, se “shqiptarët e Kosovës janë njerëz që vijnë nga mali”, ndaj me ta është e vështirë të merresh vesh, është produkt i një mendësie të vjetër të serbëve, që të gjithë fqinjët e tyre, kryesisht jo-ortodoksë, i sheh nga pozitat megalomane të Serbisë së Madhe.

Në 6 janar 2015, Ministri serb për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, i quajti “egërsira” protestuesit shqiptarë në Gjakovë, që nuk lejuan një autobus me serb të futen në kishën e këtij qyteti, për të kryer ritet fetare me rastin e krishtlindjes ortodokse. Në fakt, shumica e protestuesve ishin nëna shqiptare që kërkojnë prej 20 vitesh trupat e familjarëve të tyre të vrarë, nga makineria kriminale e Sllobodan Millosheçit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, reagoi ashpër, ndërsa vetë Jabllanoviç kërkoi ndjesë një ditë më vonë për atë etiketim, edhe pse kjo nuk e shpëtoi nga shkarkimi nga detyra.

Por, incidente të tilla serbët kanë prodhuar me dhjetëra.

Vetë presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u sulmua me gurë gjatë një vizite provokative që zhvilloi në Srebrenicë në korrikun e vitit 2015, për të përkujtuar një masakër, për të cilin ai dhe shteti serb nuk kanë kërkuar asnjëherë një ndjesë formale. Përkundrazi, qarqet politike me ekstremistë, shkojnë deri aty sa ta mohojnë se ajo ngjarje të ketë ndodhur.

Ndërkohë, nuk janë të rralla koret raciste dhe ksenofobe ndaj shqiptarëve, nëpër ndeshjet e futbollit apo basketbollit, ku nuk mungojnë deri edhe kërcënimet me vdekje. Ngjarja me emblematike që mbajnë mend të gjithë shqiptarët, është dhuna masive e ushtruar në stadiumin e Beogradit ndaj kombëtares shqiptare të futbollit në tetorin e vitit 2014.

Në të gjitha rastet, Beogradi është ankuar se është “provokuar”, dhe duke luajtur rolin e viktimës, nuk ka marrë asnjë masë për të parandaluar ngjarje të tilla të shëmtuara. BE dhe SHBA, kërkojnë sot mbylljen e armiqësive të vjetra në Ballkan, dhe pajtimin e popujve para se të integrohen plotësisht në familjen euroatlantike.

Megjithatë, në rastin e fundit flagrant, Brukseli, reagoi duke u mjaftuar me një deklaratë shabllon, që e vë theksin tek nevoja e hedhjes pas shpine të kaluarës.

Jo pa dhimbje dhe me vështirësi, shqiptarët, dhe sidomos ata në Kosovë, po përpiqen ta bëjnë këtë. Por, duket se serbët vazhdojnë të mbeten shumë pas në këtë proces. Ata e kanë bërë si refren të tyrin, akuzën e tyre të pabazë për “Shqipërinë e Madhe”, në një kohë që dihet historikisht dhe botërisht, se janë serbët ata që në 200 vitet e fundit, kanë hartuar dhe kanë vënë në zbatim aty ku kanë mundur, një sërë platformash, idesh dhe memorandumesh, që kanë synuar që ta shfarosin krejt Shqipërinë etnike.

Në vitin 1844, Ilija Grashaninit, funksionar i Strukturave të Brendshme të Serbisë, paraqiti  dokumentin sekret të cilin e quajti “Naçertanie”  që përkthehet “Projekt”. Dokumenti e mendonte Serbinë e re të sapo-pavarësuar nga Turqia, si vazhduese të perandorisë mesjetare të Stefan Dushanit (1308-1355).

Garshanin, mendonte se serbët duhet të ishin ideatorët dhe udhëheqësit e një formacioni të Sllavëve të Jugut, dhe se “ajo nuk kufizohet në kufijtë e saj të sotëm, por synon t’i përqafojë të gjithë popujt serbë që e rrethojnë”. Sipas “Naçertanies”, pjesë e shtetit të madh serb do të ishte edhe Shqipëria Veriore. Sipas tij: boshnjakët ishin serbë të islamizuar, malazezët ishin serbë, si për nga gjuha, ashtu edhe për nga feja; Maqedonia ishte Serbia e Jugut, kroatët ishin serbë të fesë katolike, ndërsa shqiptarët konsiderohen si “mbetje turke” në Ballkan.

“Naçertania”, u realizua në një pjesë të konsiderueshme gjatë Luftës së Parë Ballkanike të vitit 1912, kur Serbia, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913), e aneksoi Kosovën dhe viset e tjera lindore të Shqipërisë, me një politikë shkombëtarizuese.

Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies”, ishte akademiku serb Vasa Çubriloviç (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve) në vitin 1937, që ai e hartoi për qeverinë e Milan Stojadinoviçit, propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”.

Ai, rekomandonte dëbimin e shqiptarëve të Kosovës në Turqi dhe në Shqipëri. Ishte spastrimi i parë etnik i detajuar i serbëve. Në atë dokument, Çubriloviç citon nacionalistin tjetër Jovan Cvijiç, ish-rektorin e Universitetit të Beogradit, dhe kryetar i Akademisë Mbretërore Serbe të Shkencave, që thoshte se “shqiptarët janë raca më ekspansive në Ballkan”.

Shkrimtari Ivo Andriç, fitues i çmimit Nobel në letërsi, përgatit dhe botoi në janarin e vitit 1939, dokumenti me titull “Spastrimi i shqiptarëve. Në të, ai kërkonte ndarjen e re të Shqipërisë me Italinë fashiste.

“Maksimumi që kërkojmë është që kufiri të shtrihet buzë Matit e Drinit të Zi, çka do të na jepte sigurinë strategjike të Malit të Zi dhe të Kosovës. Gjithashtu duhet t’i sigurojmë luginat e liqenet të Ohrit dhe të Prespës, duke përfshirë Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë, si dhe ato midis Prespës e Korçës. Marrja e Shkodrës, në këtë rast, do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte zhvillimin e punimeve të mëdha hidroteknike, dhe përfitimin e tokës pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore, në kuadrin e Jugosllavisë, do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të komunikacionit të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun,”– shkruante Andriç.

Pas tij ishte shkrimtari tjetër i njohur serb, Dobrica Çosiç, që i cilësonte shqiptarët “një barrë barbare për Ballkanin”. Ai ishte një nga mbështetësit e zellshëm të politikës së Aleksndër Rankoviçit, ministrit të Brendshëm famëkeq në kohën e Titos. Vetëm në muajt e fundit të jetës, në një intervistë për mediat, Çosiç e pranoi se Kosova është tashmë e humbur, dhe i bëri thirrje brezit të ri, të mos harxhojnë më energji mbi këtë çështje, të cilën “e ka zgjidhur historia kundër ideve tona”.

Dhe në fund, zbatuesi më i zellshëm i këtyre platformave shqiptare, ishte padyshim ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviç. Në vitin 1987, ai u zgjodh udhëheqës i Partisë Komuniste Serbe, me premtimin për rikthimin e sundimit Serb në Kosovë. Më 1989, Millosheviçi u bë Presidenti i Serbisë, dhe ndërhyri menjëherë në Kosovë, duke e zbehur fare autonominë më 1990, nëpërmjet dërgimit të trupave ushtarake që rrëzuan qeverinë kosovare.

Pas një lufte të përgjakshme në vitet 1998-1999, Serbia e humbi Kosovën, ndërsa në tetorin e vitit 2000, Millosheviçi u rrëzua nga pushteti, u arrestua dhe u dërgua për gjykim në Hagë.

Ai vdiq në qeli në vitin 2006. Mediat folën për një vetëvrasje të tij. Por disa vite më vonë, kur gjyqi vazhdoi edhe pas vdekjes së tij, Millosheviçi u shpall çuditërisht i pafajshëm për akuzat ndaj tij për krime lufte. Ky vendim, u prit me entuziazëm në Serbi nga qarqet nacionaliste, por edhe nga zyrtarët serbë. Është pikërisht ai vendim, mbi të ashtuquajturin “Kasap të Ballkanit”, që i inkurajon qeveritarët serbë të vazhdojnë sjelljet e tyre raciste ndaj fqinjëve. Prej vitesh, BE kujdeset më shumë për stabilitetin sesa për nivelin e demokracisë në rajon. Ndaj në këtë kuadër, një reagim i fortë ndaj Beogradit për gjuhën e përdorur nga kryeministrja Bërnabiç, interpretohet si një lëvizje e rrezikshme./ Tirana Today

Tags: 200 viteBërnabiçdeklaratae shqiptarëveidepër shfarosjenplatformaracisteserbet

TË LIDHURA

Aktualitet

Studenti në protestë: “Shteti më la në baltë, zgjohuni! Na kanë mbyllur dyert si të ishim të huaj.”

20:58 | 12/06/2026
Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet

20:48 | 12/06/2026
Aktualitet

Protestuesja: Këto janë ditë emocionuese me domethënie historike për të gjithë ne

20:18 | 12/06/2026
Next Post

"U mbush spitali me policë", ish-deputeti sqaron sherrin me ministrin Lleshaj

Vrau 3 persona në vitin 1993, kapet në Itali shqiptari. Ja si i fshihej policisë (Foto)

Thellohet skandali / “Vaji i palmës përzihet me vajin e ullirit”, gazetari nxjerr zbuluar tregtarët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Studenti në protestë: “Shteti më la në baltë, zgjohuni! Na kanë mbyllur dyert si të ishim të huaj.”

by mirseda
20:58 | 12/06/2026
0

Protesta e 13 masive kundër qeverisë ka sjellë në vendin tonë edhe një numër të lartë të...

Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet

20:48 | 12/06/2026

Protestuesja: Këto janë ditë emocionuese me domethënie historike për të gjithë ne

20:18 | 12/06/2026

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

20:03 | 12/06/2026

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

19:46 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com