Teksa marshon drejt Kryeministrisë për protestën e opozitës, Kryemadhi ka folur për mediat ku ka lëshuar një deklaratë të fortë.
Sipas saj, kryeministri Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, por jo vetëm kaq. Kryemadhi deklaroi se Rama madje po analizon edhe kandidatët e mundshëm që do të marrin postin e tij në krijimin e qeverisë tranzitore.
Prononcimi i Kryemadhit:
Asnjë nga ne nuk përfaqëson asnjë flamur politik, por përfaqësojmë familjet tona. Përfaqësojmë të gjithë ato biznese që shantazhohen, të rinjtë që duan arsim më të mira, shqiptarët duan një shtet dhe një qeveri që u shërben shqiptarëve. Duan atë sistem vlerash për të cilin kanë aspiruar.
Sot janë ngritur të gjithë për të shkatërruar këtë sistem të kalbur. Protestat e shqiptarëve dhe të opozitës bëhen për të hapur negociata, sepse Shqipëria e ka vendin në BE.
Sot hapet një faqe e re për Shqipërinë, hapen negociatat me be-në, sepse negociatat nuk hapen duke dhunuar, duke kërcënuar dhe duke shantazhuar.
Rama ka problem shumë të madh me shqiptarët me besimin e tij dhe një njeri që nuk beson në Zot dhe tallet me Zotin, normale që s’ka çfarë të thotë.
Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme por edhe për kandidatët që do vijnë në vend të tij, ky nuk është problemi ynë, problemi ynë është hapja e negociatave./ Tirana Today