E premte, 15 Janar, 2021
7 C
Tirana

‘Si ata fëmijët e përkëdhelur’/Bogdani i ‘vërsulet’ Rudina Hajdarit: Mezi artikulohesh

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë Mirela Bogdani e ftuar në studion e ‘Provokacijas’ ka komentuar vendimin e Rudina Hajdarit për të mos lënë mandatin e deputetit.

Ajo ka kritikuar deputeten duke u shprehur për te se është e papranueshme që të marrin poste apo mandat deputeti në parti njerëz pa përvojë dhe pa kredencialet e duhura dhe rasti i Rudina Hajdarit  për të është një fenomen i njerëzve të shpërblyer nga partia.

“Ky fenomen që ajo përfaqëson më ka degustuar në kulm, si ata fëmijët e përkëdhelur që i bien dhurata dhe gëzon dhe ajo ka extra, se nëse të tjerët kishin eksperiencë, kjo s’kishte as dyvjeçare po kishte një legasi të babait të vet.

Sipas saj, njerëzit që i marrin lehtësisht pozicionet e larta në politikë dhe nuk kanë punuar fort për t’i arritur, “hedhin vickla”, duke shtuar se posti “iu dha si shpërblim i një legasie që kishte lënë babai i vet”.

Gjithashtu,referuar deklaratës së Rudina Hajdarit se djegia e mandateve i bën dëm vendit, Bogdani ngre pyetjen se përse Hajdari nuk ngriti  asnjëherë në strukturat e PD-së, shqetësimet.

“Rudina ka një problem, mezi artikulon dhe ky është një handikap i madh. Tha djegia e mandateve i bën dëm vendit. Po jo me shoqe se n’daç ti dhe n’daç ata të tjerët, pyetja shtrohet ju që vini na kërkoni dhe jepni llogari, nuk bëni pyetje që ky grup politik që erdhi te ky akt ekstrem pse i dogjët dhe e dyta ky pushtet është i dështuar i korruptuar dhe i kriminalizuar dhe këtë tipen kjo e shprehu ndonjëherë këtë problem brenda strukturave të PD?”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në Dubai ishin 28 veta”, Fahri Balliu: Rama ka pirë verë 18 mijë euro shishja

Për botuesin Fahri Balliu, kryeministri Edi Rama nuk do arrijë të fitojë një mandat të tretë, pasi nuk ka se çfarë t’u ofrojë shqiptarëve. Duke...

I ekzekutoi në banesë/ Detaje të reja nga trafikimi që bënte Ademi me 2 motrat

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan mesditën e 31 Dhjetorit...

Serbët e veriut të Kosovës marrin dozën e dytë të vaksinës anti-covid

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me...

Video/ Po bënte video me telefon, 44-vjeçari goditet nga rrufeja

44-vjeçar brazilian është goditur nga rrufeja teksa me telefonin e tij po filmonte stuhinë që kishte përfshirë vendin. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Minduri, ku...

Ulet numri i viktimave nga koronavirusi, 641 raste të reja

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 4 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...