Monika, Fifi dhe Paloma vijojnë të mbajnë lojën e tyre, ndërsa orët e fundit zihen për pastërtinë. Kjo është një lojë mes tyre, por ka filluar që të bëhet e besueshme për lojtarët e tjerë, të cilët në mjaft raste kanë ndërhyrë që situata të mos degradohej më tej.
Aktorja Monika Lubonja dhe këngëtarja Fifi, vijojnë që t’i mbajnë lojën njëra-tjetrës dhe zihen vazhdimisht me tone të larta.
Për ta bërë sa më të besueshme zënkën mes tyre, ato kanë vazhduar me planin ku Monika godet Fifin me mandarinë.
Debati:
Monika: Mbaje! Të ka marrë malli pse nuk më pe?
Fifi: Veç vazhdo të lutem. Ec! Mos mu përzi kurrë sa herë fshin.
Monika: Po ik o ik se s’ta…
Fifi: Gruaja 50 vjeç bën kështu gjestesh. Duhet të të vijë turp
View this post on Instagram