E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni

Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka kumtin e të vërtetës gati absolute. Një gjë e tillë ka ndodhur dikur me ambasadorët respektivë të ish-Jugosllavisë së pas luftës, ish-BRSS, Kinës. Në fakt është pak më ndryshe rasti i SHBA-së. Jo sepse kjo i kushtoi shumë Berishës, ish-presidentit të vendit, porse kudo kur është futur SHBA është marrë si pikë referimi në vend dhe veç kësaj i ka shërbyer konjukturave ndërkombëtare të vendit.

“Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara e shpëtoi Shqipërinë; shpëtuam nga tragjedia e copëtimit: dhe deklarata e haptë e Presidentit Wilson më 1920, që Shqipëria kish të drejtë të jetë indipendente dhe e lirë, i shtrëngoi Fuqitë e Mëdha të binden që t’i japin edhe një herë fund çështjes shqiptare”, na vjen në ndihmë Konica në një nga krijimet e veta (Vepra 3, f. 260).

Debati i fundit ka në sfond SHBA-në dhe sjelljen tonë ndaj saj po në një aspekt tjetër. Kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha, për muaj me radhë ka luajtur me mesazhet amerikane por pa u shprehur asnjëherë si duhet, përveç sloganeve të zakonshme për demokracinë.

Pak orë para nisjes së legjislaturës së 10-të, ai arriti të godasë rëndë mentorin dhe paraardhësin e tij Sali Berisha në një nga mënyrat më cinike të mundshme, duke e lënë jashtë radhëve parlamentare të PD-së. Me hijen e SHBA-së pas vetes, ish-njeriun e SHBA-së. Debati sot nga ana e tij nuk është për zgjedhjen mes Berishës dhe SHBA-së, por respektit absolut ndaj vendit më të madh të botës dhe aleatit tonë më të madh, sa i përket fuqisë strategjike. Berisha, nga ana tjetër, i fyer nga kërbaçi i kryetarit të PD-së nuk e ka kaluar asnjëherë masën ndaj SHBA-së, veç ngritjes së zërit të përkrahësve të tij dhe më shumë ndaj ambasadores aktuale.

E vërteta është se për Shqipërinë debati brenda PD-së tashmë është ai që ka vite i cili shtrohet në botë, nëse na duhet më apo jo theksimi i sovranitetit dhe respekti ndaj tij. Ky debat ka kohë që bëhet dhe nuk përfshin më demokracinë por qasjen ndaj tij, që do t’i shërbejnë brezave të ardhshëm.

Ndaj politikanët tanë janë të vegjël, sepse akoma nuk qasen dot në trajtesa kaq të thella dhe bindja e tyre shpesh është e shëmtuar. Tek e fundit, mund ta kuptosh lehtë me masën e demokracisë në Shqipëri. Dieter Grimm në librin e tij “Sovereignty. The Origin and Future of a Political and Legal Concept” e thekson arsyen se vërtet rënia e sovranitetit për fat të mirë ka thyer absolutizmin shtetëror; megjithatë nuk duhet harruar se është shoqëruar me humbje të mëdha në demokraci dhe legjitimim.

Lexo edhe :   Manjani nxjerr prapaskenat, çfarë mund të ndodhë në PD

Rasti i Shqipërisë me përmendjen vend pa vend të SHBA-së është një nga rastet më të hapura që i shërben këtij arsyetim. Për këtë arsye, autori i mësipërm thekson se: nga një perspektivë normative, humbja kushtetuese e sovranitetit nuk është e dëshirueshme; përkundrazi, sovraniteti këto ditë është sinonim i mbrojtjes së demokracisë: “Funksioni më i rëndësishëm i sovranitetit sot qëndron në mbrojtjen e vetëvendosjes demokratike të një shoqërie të bashkuar politikisht në lidhje me rendin që i përshtatet më së miri. Sot sovraniteti mbron demokracinë”.

Lexo edhe :   Vettingu për politikanët, çfarë di Basha që ne nuk e dimë?

Ashtu si autorë të tjerë mëtojnë gati të kundërtën. Kështu, më i njohuri mes tyre, Jean Cohen te “Globalization and Sovereignty” ndryshe nga Grimm supozon se ne përballemi me një rënie të theksuar të sovranitetit. Sipas Cohen, sovraniteti me siguri duhet të ripërkufizohet këtej e tutje në mënyrë thelbësore, pasi vazhdon të mbetet absolutisht i rëndësishëm si një parim urdhërues i ligjit dhe politikës.

A mund të kuptohet ky debat në kohën tonë, kur Shqipëria e ka lëshuar krejt sovranitetin dhe për debatin e Berishës flitet thjesht nëse kjo është prej respektit të SHBA-së apo jo?! Vëzhgimi i mësipërm, që i referohet dy studiuesve, ka ardhur nga studiuesi Christian Volk tek “The Problem of Sovereignty in Globalized Times”. Një gjë kuptohet bajagi mirë. “Të gjitha këto përpjekje synojnë të rimendojnë dhe ripërcaktojnë kuptimin dhe funksionin e sovranitetit për një rend global të sapo shfaqur”, sipas tij.

Për fat të mirë, debati Berisha-Basha pa dashur na ka shërbyer për një çështje e cila ngrihet shumë mbi nivelin e zakonshëm të politikës shqiptare, në atë që lidhet me demokracinë e madhe në një botë krejt të globalizuar, ku Shqipëria është pjesë e pamohueshme e saj. Do të vazhdojmë t’u bindemi verbazi të huajve apo do respektojmë institucionet tona? Po nëse institucionet tona janë apatike dhe nuk thonë gjë, si në rastin “Berisha”?

Debati është i madh por mënyra sesi po e zbresin tashmë kundërshtinë Basha-Berisha është pa peshë, mbi të gjitha kur futen në lojë ambasadorë që ende nuk e njohin si duhet vendin. Ja pse thëniet e ambasadorëve të huaj mund të dëgjohen, por ato nuk shprehin dot atë nivel, ku janë kërkesat e demokracisë sot. (Javanews)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...