Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
8 dhjetori/ Berisha thirrje rinisë: Ngrihuni dhe përmbysni regjimin e Ramës

Nga: Mero Baze

Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej realisht duke u transformuar ngadalë, por me siguri drejt një partie me rregulla demokratike, me objektiva për ekonominë e tregut dhe orientimin perëndimor, mbeti një zonë e errët brenda saj që ende nuk është tërësisht e korrigjuar. Kjo zonë e errët ka të bëj me “armiqtë e Enver Hoxhës. Armiqtë e Enver Hoxhës ishin të gjithë komunistë. Disa komunistë liberal, disa si gjithë komunistët e tjerë dhe ndonjëri komunist edhe më fanatik si Enver Hoxha. Armiq u bën për luftë për pushtet me Enver Hoxhën.

Edhe sot në vitin 2021 shumë ish-komunist të vjetër, që mund të jenë burra të ndershëm në punën e tyre, kur gjykojnë historinë e komunizmit personazhet historikë të komunizmit i shikojnë në raport me Enver Hoxhën. Fjala vjen Sejfulla Malshovën nuk kanë qejf t’ua mburrësh, edhe pse ishte komunist dhe vdiq i tillë, Koco Tashkon janë gati ta quajnë agjent sovjetik, Kico Ngjelën ekonomist tradhtar, e deri tek Mehmet Shehu që ishte një karakter i gjendur i komunistit sektar ta quajnë tradhtar pse e vetëvranë. Raporti i tyre me historinë është raporti që kanë pasur personazhet me Enver Hoxhën.

Kjo gjë po ndodh në PD prej tridhjet vitesh. Prej të përjashtuarit të parë Neritan Ceka e deri tek i përjashtuari i fundit Sali Berisha të gjithë personazhet nuk gjykohen a kanë qenë demokrat a jo, po a kanë qenë tradhtar apo besnik të Sali Berishës.

Çdo kritik apo kundërshtar i Sali Berishës që nga viti 1991 është etiketuar tradhtar dhe bashkëpunëtorë i armikut (nënkupto socialistët) dhe ndaj tyre janë ndërmarrë fushata linçuese me këtë motiv.

Çdo personazh i PD nuk gjykohet se ai ka dhënë PD derisa ka qenë në PD, por pse ka ikur duke kritikuar Berishën. Dhe ka një frymë urrejtje të ngrirë ndaj tyre, duke i gjykuar njësoj si në orën kur ata “kanë tradhtuar Berishën”.

Akoma më e bukur është përpjekja e Berishës për të rehabilituar disa kritik të Lulzim Bashës të tetë viteve të fundit që i duhen në fushatën për të mundur Lulzim Bashën. Në disa dalje publike Sali Berisha përmend pozitivisht Patozin, Boden, Topallin, Bregun etj., si njerëz që Basha i ka larguar pa të drejt nga PD për interesa të vetat.

Berisha e ka mbështet jo vetëm vendimin e Bashës, por dhe fushatën linçuese ndaj tyre, e cila është inerci e berishizmit. Eshtë vonë pasi berishizmi ka bërë punën e vet, dhe në këtë rast nuk e ndal dot as Berisha. Berishizmi është më viskoz se Berisha. Ai lëviz më ngadalë dhe i merr komandat më vonë. Këtu nuk bën punë as reflektimi i ri i Jozefinës pro Berishës, pasi vazhdojnë e shajnë si agjente të Edi Ramës.

Socialistët kanë marrë pushtetin disa herë pas vitit 90, duke u distancuar nga Enver Hoxha, kane bere gara te verteta demokratike si ajo mes Fatos Nanos e Pandeli Majkos, por e kanë shmangur temën e debatit mbi armiqtë e Enver Hoxhës në të majtën shqiptare. Edhe pse Edi Rama herë pas here ua prish gjakun duke nderuar Mithat Frashërin apo Eqerem Bej Vlorën, ata revoltohen por rrinë aty.

Tani që PD në fund përjashtoi Sali Berishën, kjo valë urrejtje ka kaluar mbi Lulzim Bashën. Berishizmi e ka dënuar atë si tradhtar dhe jo të përjashtuarin Berisha. Ky gjest i Lulzim Bashës mund ta shpëtoj PD nga Sali Berisha, por jo nga berishizmi, por Berishizmi edhe mund ta mbys atë. Por për vite të tëra nëse ajo mbijeton, kriter në atë parti do të jetë raporti që personazhet kanë pasur me Sali Berishën dhe jo me kontributin e tyre aty. Berishizmi është enverizmi i pluralizmit shqiptar dhe do të bashkëjetoj me PD si ndryshku i saj. Derisa ta zhbëj.

Tags: Berishamero bazePD

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

Reciprociteti i targave/Kurti: S’ka për qëllim destabilizimin

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com