E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo Vora, ka qenë pjesë e ekipit të volejbollit të Partizanit, por për këtë sezon ndodhet i pa federuar me një ekip.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë. Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm.

Po kështu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet hetimore ndaj tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje dhe i shpërndarjes së drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sallmone”.

Operacioni i zhvilluar nga Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Forca Operacionale dhe strukturat e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sallmone”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Eraldo Vora, 26 vjeç, banues në Sallmone, Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, me të cilën ky shtetas po qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë.

Në vijim të kontrollit, në banesën e shtetasit Eraldo Vora, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 14 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 peshore elektronike, një shkop metalik dhe sende të tjera të kundërligjshëm. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...