Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

DASH: Korrupsioni, pengesa kryesore e të bërit biznes në Kosovë

6 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
DASH: Korrupsioni, pengesa kryesore e të bërit biznes në Kosovë

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019, thuhet se me gjithë përparimet, rritja ekonomike e Kosovës dhe tërheqja e investimeve, sfidohen nga shumë faktorë përfshirë shkallën e lartë të korrupsionit. Në raport thuhet se megjithëse është vendi më i ri dhe më i varfër në Evropë, Kosova ka shënuar rritje pozitive ekonomike prej 4 për qind mesatarisht gjatë dekadës së fundit.

Patundshmëritë janë tërheqësit më të mëdhenj të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, të ndjekura nga shërbimet financiare dhe ndërtimet. Sektorët e ushqimeve, teknologjisë informative, infrastrukturës dhe energjisë janë në rritje dhe paraqesin mundësitë më të mëdha për tërheqjen e investimeve të huaja.

Megjithëse zbatimi i ligjit mbetet i dobët, thuhet në raport, ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me synimet për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve.

“Kosova ka një taksë të sheshtë prej 10 për qind për korporatat”, thuhet në raport. Në vitin 2016, Kosova ratifikoi një ligj të investimeve strategjike që synonte të lehtësonte qasjen në treg për investitorët në sektorët kryesorë dhe qeveria punoi në partneritet me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, dhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë për të nisur Fondin e Garancisë së Kredive, i cili përmirëson qasjen në kredi.

Me ndihmën e USAID-it, theksohet në raport, ministria e Tregtisë dhe Industrisë u përfshi në një program për të përmirësuar renditjen e Kosovës në Treguesin e të bërit biznes, të Bankës Botërore. Kosova u ngrit për 20 vende duke u radhitur në vendin e 40-të në raportin e Bankës Botërore “Mbi të bërit biznes” në vitin 2018, pastaj në vendin e 44-të në raportin e vitit 2019. Kjo ishte rrjedhojë e rezultateve të larta të Kosovës në kategoritë e ‘lehtësisë së regjistrimit të një biznesi’ dhe ‘transferimit të pronës’. Kosova ka një kuadër të mirë ligjor për mbrojtjen e pronës intelektuale, por zbatimi mbetet sfidë, kryesisht për shkak të mungesës së burimeve.

Raporti vëren se një varg faktorësh e sfidojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës, përfshirë; integrimin e kufizuar ekonomik global, paqëndrueshmërinë politike, korrupsionin dhe furnizimin e paqëndrueshëm me energji, ekonominë informate dhe sundimin e dobët të ligjit, duke përfshirë një mungesë të dukshme të zbatimit të kontratave. Anketat, thuhet në raport, dëshmojnë për perceptimin e publikut se korrupsioni është i përhapur në prokurimet publike dhe bizneset vendore dhe ndërkombëtare e shohin korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për tërheqjen e investimeve.

Mes tjerash në raport theksohet se Gjykatat e Kosovës konsiderohen si të ndikuara politikisht nga qeveria dhe ushtrojnë trajtim të veçantë ose “drejtësi selektive” për individë të profilit të lartë dhe me lidhje të forta. Për shembull, ndërkohë që normat e dënimeve nga gjykatat përputhen me mesataret rajonale, norma bie në mënyrë të konsiderueshme për rastet e korrupsionit të profilit të lartë. Kosova, thuhet në raport, ka miratuar ligje të forta për të luftuar korrupsionin, por qeveria deri më tani ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar, ndjekur penalisht, burgosur dhe konfiskuar pasuritë e individëve të korruptuar.

Vendi, thuhet në raport, vazhdon të mbështetet në përkrahje të konsiderueshme financiare ndërkombëtare dhe në dërgesat e diasporës. Dërgesat janë një burim domethënës i të ardhurave për Kosovën dhe ato paraqesin mbi 12 për qind të GDP-së, ose mbi 900 milionë dollarë në vitin 2018. Shumica e tyre vijnë nga vendet evropiane, veçanërisht Gjermanisë dhe Zvicra. Raporti citon Bankën Qendrore të Kosovës sipas së cilës, dërgesat kryesisht nuk përdoren për qëllime investimi.

Publiku, thuhet në raport, vazhdimisht e rendit shkallën e lartë të papunësisë në Kosovë, që sipas të dhënave zyrtare të vitit 2018 arrin në 29.6 për qind, si një ndër shqetësimet më të mëdha. Shkalla e papunësisë tek të rinjtë dhe gratë është dukshëm me e lartë se të dhënat zyrtare. Megjithatë, thuhet në raport, përkundër sfidave, Kosova ka tërhequr një numër investitorësh të rëndësishëm duke përfshirë edhe kompani amerikane. Disa investitorë janë tërhequr për shkak të popullsisë relativisht të re të Kosovës, çmimi i ultë u fuqisë punëtore, afërsia me tregun e Bashkimin Evropian me të cilin Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si dhe burimet natyrore.

Raporti përmend edhe problemet që pasuan vendimin e qeverisë së Kosovës për t’u vënë tarifa prej 100 për qind mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës. /VOA

Tags: Biznesdashkorrupsionikosove

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shqiptari humb kontrollin e mjetit, përplaset fuqishëm me bllokun e çimentos

Iu gjetën armë dhe kokainë, si u zbulua shqiptari në Itali. Ja ku e kishte fshehur drogën (Emri)

11 fazat e gjenocidit, si serbët shkaktuan masakrën e Srebrenicës!

11 fazat e gjenocidit, si serbët shkaktuan masakrën e Srebrenicës!

Një 17 maj tjetër? Balla: Nuk jam Nostradamus, s’ka negociata në kurriz të Kushtetutës

"Fondi për Edukimin u shtua sot me 3 mijë euro", Balla fiton gjyqin me dhëndrin e Berishës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com