Bota

11 fazat e gjenocidit, si serbët shkaktuan masakrën e Srebrenicës!

               Publikuar në : 17:29 - 12/07/19 S.N

11 Korriku shënoi edhe 24-vjetorin e ngjarjeve të tmerrshme të ndodhura në Srebrenicë. Barbarizmi më i keq i ndodhur në Evropë që prej Holokaustit. Në korrikun e 1995-ës forcat serbe sistematikisht vranë më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë të besimit mysliman.

Në vitet ’90, studiuesi amerikan i gjenocidit, Gregori H Stanton shqyrtoi fazat e gjenocidit. Dhe teoria e tij u quajt “10 fazat e gjenocidit”.

Gjenocidi nuk kryhet nga një grup i vogël individësh, por një numër i madh njerëzish. Përfshirë edhe shteti që ndikojnë në gjenocid.

Më pas antropologu boshnjak-australian Hariz Haliloviç, shtoi një fazë të njëmbëdhjetë të veçantë për rastin e Bosnjës – “triumfimi”.

Fazat 1, 2, 3: Klasifikimi, simbolizmi dhe diskriminimi

Ideja e një Serbie të Madhe (duke përfshirë territoret e Bosnjës, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi dhe vendeve të tjera fqinje) daton në shekullin e 19-të. Pas vdekjes së kreut jugosllav Josip Broz Tito në vitin 1980, u ringjall përsëri.

Me rënien e bllokut komunist, Presidenti serb Slobodan Millosheviç dhe nacionalistët serbë panë një shans për të mobilizuar masat. Në mbështetje të krijimit të një shteti homogjen serb.

Në fjalimin e famshëm të Millosheviçit para një turmë në Beograd në vitin 1989, ai u paraqit si shpëtimtar i Serbisë dhe Evropës. Duke përforcuar nocionin e “ne [serbëve] kundër tyre”.

Ndërkohë boshnjakët zakonisht quheshin turq, Balije (një përzierje për një mysliman boshnjak) dhe të quajtur si terroristë dhe “ekstremistë” islamikë.

Faza 4: Çnjerëzimi

Shumë serbë i trajtuan boshnjakët si aspak njerëzor dhe pa asnjë cilësi pozitive. Të cilët ishin një rrezik për projektin hegjemonist të serbëve.

“Me qëllim mbështetjen nga opinioni i brendshëm publik dhe për të justifikuar aktet e ardhshme kundër myslimanëve në sytë e Perëndimit. Udhëheqja serbe kishte nevojë për një imazh të Islamit si një sistem totalitar, i dhunshëm dhe kulturor i huaj në tokën evropiane”, shkruan Fikret Karçiç. Profesor në Universitetin e Sarajevës, i cili ka bërë një artikull “Imazhet e shtrembëruara të islamit: rasti i ish-Jugosllavisë”.

“Një imazh i tillë i shtrembëruar ishte sjellë nga disa orientalist serbë me ndikim, nga Kisha Ortodokse dhe disa historianë.”

Faza 5: Organizimi

Një plan për të shkatërruar Bosnjën dhe “të shfarosë krejtësisht popullin mysliman” u hartua që në fillim të viteve 1980 nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Jugosllave. Sipas Vladimir Srebrov, një politikan i cili e themeloi partinë SDS me kriminelin e dënuar të luftës  Radovan Karaxhiç.

I njohur si plani RAM, qëllimi i saj ishte të ndajë Bosnjën në një Serbi të Madhe dhe një Kroaci të Madhe.

Në plan, oficerët shpjeguan se si artileritë, municionet dhe pajisjet ushtarake do të ruheshin në vende strategjike në Kroaci dhe Bosnje.

Një forcë e policisë sekrete ishte planifikuar për armatosjen dhe trajnimin e serbëve lokalë për të krijuar njësi policore dhe paraushtarake në Bosnje.

Në një dokument, të shkruar nga shërbimet speciale të ushtrisë duke përfshirë ekspertë psikologjie për luftën. Shkruhej se mënyra më efektive për të krijuar terror dhe panik në mesin e popullatës boshnjake do të ishte duke përdhunuar gratë, të miturit, madje edhe fëmijët.

Faza 6: Polarizimi

Mediat serbe transmetuan rregullisht propagandën polarizuese, çnjerëzimin e viktimave dhe margjinalizimin e opozitës ndaj luftës.

Në një rast, ndërsa forcat serbe mbanin Sarajevën nën rrethim, televizioni shtetëror i Beogradit shfaqi një histori të rreme për të ushqyer urrejtjen.

“Ekstremistët myslimanë janë duke torturuar njerëzit në mënyrat më të tmerrshme në botë. Një natë më parë ata i dhënë për të ngrënë luanëve të kopshtit zoologjik një fëmijë serb.” Kjo ishte ajo që u raportua në lajmet e mbrëmjes dhe u pa nga milion shikues.

Faza 7: Përgatitja

Gjatë viteve 1990 dhe 1991 në Bosnjë popullatës serbe iu shpërndanë armë. Një aksion i organizuar nga Beogradi.

“Armët dhe pajisjet ushtarake hidheshin edhe nga helikopterë ushtarakë për oficerët ushtarakë serbë. Deri në atë pikë saqë pothuajse asnjë shtëpi serbe nuk ishte pa armë automatike”, sipas një raporti të OKB-së nga 1994.

“Preteksti për dërgesat e armëve dhe armatimin ishte se kjo ishte e nevojshme për mbrojtjen nga” armiqtë e popullit “- ekstremistët myslimanë.”

Faza 8: Përndjekja

Në të gjithë Bosnjën, boshnjakët me ndikim dhe intelektualët ishin shpesh të parët që u ekzekutuan. Ndërsa trupat serbe arritën në çdo qytet, pas torturimit ata vranë jo-serbët. Pronat boshnjake u konfiskuan. Nga 1992-1995 janë përdhunuar deri në 50,000 gra, vajza dhe fëmijë të vegjël boshnjakë dhe kroatë.

Në Prijedor, një qytet në Bosnjën perëndimore, boshnjakët u detyruan të mbanin shirita të bardhë që të identifikoheshin qartë. Si dhe duhej të lidhnin flamuj të bardhë në dyert e tyre.

Në të gjithë vendin më shumë se 200,000 njerëz u dërguan në kampet e përqendrimit. Atje u torturuan, u lanë pa ngrënë dhe u vranë.

Të tjerët që jetonin nën rrethim, si në Sarajevë dhe Mostar, vdiqën ndërsa u vunë në shënjestër nga snajperët dhe granatimet e rënda.

Srebrenica, e njohur si kampi më i madh i paraburgimit në botë, ishte nën rrethim për tre vjet, përpara se të binte në forcat serbe boshnjake në korrik të vitit 1995.

Trupat serbe ndanë djemtë dhe burrat e moshës ndërmjet 12 dhe 77 vjeç nga pjesa tjetër e popullsisë. Dhe i çuan në fusha, shkolla dhe magazina për t’u ekzekutuar.

Faza 9: Shfarosja

Më 11 korrik në orën 16:15 gjenerali Ratko Mlladiç (tani i dënuar si kriminel lufte) hyri në Srebrenicë me forcat serbe. Duke ecur nëpër rrugë, shoqëruar nga kamerat televizive, Mlladiç njoftoi se do të ketë “hakmarrje kundër turqve”.

Të terrorizuar banorët u arratisën për në bazën e Batalionit Holandez të OKB-së. Por, 400 paqeruajtësit të cilin ishin të armatosur lehtë, nuk ishin në gjendje t’i mbronin. Kjo pasi serbët kishin arritur të siguronin forca të shumta të ish-ushtrisë Jugosllave.

Atë ditë, mijëra burra boshnjakë tentuan të arratiseshin nga pyjet. Duke ecur rreth 100 km në përpjekje për të shpëtuar.

Udhëtimi njihet si marshimi i vdekjes, pasi ata u zunë pritë, u qëlluan dhe u sulmuan nga forcat serbe. Më pak se një e katërta e tyre arritën të mbijetonin. Për gjashtë ditë, më shumë se 8,000 boshnjakë u vranë. Gratë dhe fëmijët e vegjël u dëbuan.

Faza 10: Mohimi

Në përpjekje për të fshehur vrasjet, forcat serbe transportuan kufomat me buldozerë dhe kamionë dhe i varrosën në vende të ndryshme. Duke lënë mbetjet e viktimave të copëzuar. Eshtrat mund të gjenden deri në 20 km larg, duke e bërë të vështirë për familjet që t’i japin të afërmve të tyre një varrim të duhur.

Sipas një sondazhi të Al Jazeera në 2018, 66% e serbëve e mohonin gjenocidin. Mohimi i gjenocidit është i zakonshëm në qarqet akademike dhe politike në Republikën Serbe.

Gjenocidi është mohuar me forcë nga politikanët, duke përfshirë Milorad Dodik, kryetarin aktual dhe anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Faza 11: Triumfimi

Kriminelët e dënuar të luftës sot respektohen dhe nderohen si heronj të luftës. Sipas anketës së vitit 2018, 74% e serbëve e konsiderojnë Radovan Karaxhiç një hero. Ky i fundit akuzohet si fajtor për gjenocid dhe krime të luftës./ Burimi: Al Jazeera Përshtati: TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT