Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, që u mori jetën 3 personave.
Mësohet se shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, 24-vjeçari Vilson Cara kishte dalë për të festuar ditëlindjen, ndërsa në automjet me të ndodheshin edhe dy shokët e tij.
Ata kishin marrë automjetin me qira dhe kishin planifikuar që të shkonin në Tiranë për të festuar, por që ditëlindja u kthye në tragjedi me tre viktima. Cara u përplas me tabelën e një karburanti e më pas përplasi një nënë me dy vajzat e saj, 21 dhe 15 vjeçe.
Nga ky aksident humbi jetën nëna, rreth 46 vjeçe e identifikuar si Lumturie Demrozi, drejtuesi i mjetit Vilson Cara, si dhe miku i tij që ndodhej në sediljen e parë, 23-vjeçari Gentian Belba.
Pamjet pas aksidentit: