Kronikë

Dalin pamjet e aksidentit me 3 viktima, të rinjtë kishin dalë për të festuar ditëlindjen

               Publikuar në : 10:25 - 15/05/19 S.N

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë në rrugën Kavajë-Rrogozhinë, që u mori jetën 3 personave.

Mësohet se shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, 24-vjeçari Vilson Cara kishte dalë për të festuar ditëlindjen, ndërsa në automjet me të ndodheshin edhe dy shokët e tij.

Ata kishin marrë automjetin me qira dhe kishin planifikuar që të shkonin në Tiranë për të festuar, por që ditëlindja u kthye në tragjedi me tre viktima. Cara u përplas me tabelën e një karburanti e më pas përplasi një nënë me dy vajzat e saj, 21 dhe 15 vjeçe.

Vilson Cara

Nga ky aksident humbi jetën nëna, rreth 46 vjeçe e identifikuar si Lumturie Demrozi, drejtuesi i mjetit Vilson Cara, si dhe miku i tij që ndodhej në sediljen e parë, 23-vjeçari Gentian Belba.

Gentjan Belba

Pamjet pas aksidentit:

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT