E enjte, 13 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Dalin pamje të reja nga rrëmbimi i Jan Prengës, publikohet dëshmia e vëllait

Më të lexuarat

Sërish rekord rastesh të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 persona nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot...

“U kthye nga një ferr plehrash në destinacion turistik”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje në rrjetin social Facebook. Në videon në fjalë shfaqet Belshi, ndërsa...

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milion euro

Së fundmi është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milion euro. Lajmin e bëri të...

Rekord rastesh të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me koronavirusin e kanë...

Ishin fshehur në Shqipëri, ekstradohen 9 persona drejt Italisë

Nëntë persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri janë ekstraduar ditën e sotme në Itali. Sipas policisë, të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha...

Agron Shehaj dhuron respiratorë dhe aparat dialize për spitalin COVID 2

Biznesmeni dhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj i ka dhuruar dy respiratorë dhe një aparat dialize spitalit Shefqet Ndroqi, i cili është kthyer aktualisht...

“I besoj Putinit”, kush është presidenti i parë që do marrë vaksinën ruse

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, është shprehur mjaft besimplotë lidhur me zbulimin e vaksinës së koronavirusit nga Rusia. Duterte ka treguar gatishmërinë të bëhet personi...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...

Infektimet e reja në Gjermani arrijnë “nivelin alarmues”

Sërish në Gjermani janë regjistruar mbi 1200 raste të reja të infektimeve me virusin Corona. Kjo gjendje ka alarmuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn. Ministri...

Tensionohet situata mes dy vendeve/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk

Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, në Greqi gjatë patrullimit të saj në zonën e detit...

Dalin në dritë pamje të reja nga rrëmbimi dhe ekzekutimi i shtetasit Jan Prenga.

Pamjet e siguruara nga Klodiana Lala janë kapur nga kamerat e sigurisë në bodrumin e resortit “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit. Në foto shfaqen pengmarrësit dhe vrasësit e Jan Prengës, teksa largojnë trupin e pajetë të 49-vjeçarit dhe përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit.

Pengmarrësit e maskuar e nxjerrin trupin e pajetë të tij dhe e fusin në një fugon të bardhë të mbyllur. Pamjet e fiksuara nga kamerat në bodrum, i dhanë mundësinë grupit të hetimit të të identifikojë dhe më pas të 5 prej të dyshuarve.

Përmes pamjeve filmike, Policia e Tiranës arriti në konkluzionin se Jan Prenga është vrarë dhe dyshimet janë se trupi i pajetë i tij është groposur në rrethinat e Shijakut.

Dëshmia e vëllait të Jan Prengës:

“Unë banoj në shtetin e Anglisë së bashku me familjen time. Në shtetin e Anglisë kam një kompani ndërtimi me të cilën punoj. Gjithashtu në shtetin e Anglisë, unë kam edhe vëllezërit e mi të cilët quhen Astrit Prenga, Leka Prenga dhe Ndrek Prenga. Ndërsa në shtetin Shqiptar unë kam dy prindërit e mi si dhe vëllanë tim të quajtur Jan Prenga, i cili është me banim në Kamëz me familjen e tij.

Unë në datën 17 janar 2020 rreth orës 13:30 deri në 14:30, kam qenë në punë në Londër dhe jam telefonuar nga bashkëshortja e vëllait tim Jan Prenga, e cila quhet M.Prenga, por unë nuk ia kam hap telefonin, pasi nuk e kam dëgjuar sepse kam qenë duke punuar. Më pas më ka telefonuar bashkëshortja ime e quajtur E.Prenga, e cila më ka treguar se kishte fol në telefon me nusen e vëllait tim, si dhe me babain tim, të cilët i kanë treguar se ishte rrëmbyer vëllai im i quajtur Jan Prenga, i cili më parë ka pasur emrin “Dod”, por e ka ndërruar kur ka emigruar në shtetin Grek.

(…)Duke qenë se unë dhe vëllai që jeton në Shqipëri Jan Prenga nuk kemi asnjë problem me asnjë person, unë kam kontaktuar vëllain tim Astrit Prenga, të cilit i kam thënë eja më tako dhe më trego se cila është arsyeja e rrëmbimit të vëllait tonë Jan Prenga. Astriti pas dy orësh ka ardhur më ka takuar së bashku me një shokun e vetë të quajtur Gëzim Shullani, të cilin e kemi mik shtëpie. Jemi ulur në një kafe afër shtëpisë sime dhe aty i kam pyetur edhe Astritin edhe Gëzimin se çfarë kishin bërë që kishte ndodhur rrëmbimi i vëllait Jan Prenga në Shqipëri.

‘’Astriti së bashku me Gëzimin më kanë treguar se:”…ata kishin grabitur një kontenier me lëndë narkotike të llojit Kokainë, përpara 2 apo 3 javësh dhe se kjo ishte arsyeja e rrëmbimit të Janit…”. Unë i kam kërkuar shpjegime se si kishte ndodhur kjo vjedhje dhe ata më treguan se: ”…një shtetas Angles dhe një shtetas Iranian, iu kishin kërkuar Astritit dhe Gëzimit të nxirrnin një kontenier nga Porti i “Smuuth”-it, ku ata më kanë treguar se kontinjeri ishte I ngarkuar me banane, por aty gjithashtu kishte të fshehur edhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë…”.

‘’Astriti më ka treguar se kishte bashkëpunuar për të nxjerrë kontenjerin nga porti me një shtetas Rumun si dhe me një shtetas Shqiptar me emrin “Xhulian”, i cili është shok i Gëzimit dhe Astritit. Xhuliani mesa më kanë treguar është nga zona e Bajzës në Shkodër. Pasi ata kanë nxjerrë kontinjerin nga porti, më kanë treguar se kontenjierin e kishin çuar në një vend të sigurt dhe kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike.

Astriti me Gëzimin më kanë treguar se në kontenier kishte një sasi prej 260 kilogram lëndë narkotike të llojit kokainë. Pasi e morën kokainën nga kontinjeri ata e kishin ndarë se si unë nuk e di, por di që një pjesë e kishte marrë vëllai im Astriti, një pjesë Gëzimi, një pjesë Xhuliani dhe një pjesë shtetasi rumun. Unë nuk e di se nga sa kilogram ata kanë marë secili. Astriti së bashku me Gëzimin e kishin fshehur diku pjesën e tyre dhe nga kjo sasi ata kishin shitur një pjesë, por unë se di saktë se sa kg. Rreth një javë pasi ata kishin grabitur sasinë e lëndës narkotike nga kontinjeri, Gëzimi më ka treguar se ishte kontaktuar me telefon nga shtetasi Gentian Doçi, i cili është nga Dukagjini i Shkodrës. Gentjan Doçi, i kishte thënë Gëzimit të kthenin lëndën narkotike mbrapa pasi lënda ishte e tij, por Gëzimi i ka pohuar se nuk e njihte dhe nuk kishin punuar asnjëherë bashkë.

‘’Pas dy apo tre ditësh Gentjan Doçi ka telefonuar vëllain tim të quajtur Ndrek Prenga, të cilin pasi i është prezantuar që jam Gentjan Doçi nga Shkodra, i cili i ka kërkuar duke e porositur “…mos bëni gabim të prekni sasinë e kokainës, pasi janë gjerat e mia dhe duhet të mi ktheni mbrapsht…”. Ndreka i ka thënë se unë jam në burg dhe do të flas me Astritin dhe Gëzim Shullanin, do sqaroj gjerat dhe më pas do kontaktojmë sërisht.

Pas disa ditësh vëllain tim Ndrek Prenga e ka marë në telefon një shtetas i cili është prezantuar me emrin Gramozi nga Vlora, ku i ka thënë Ndrekës “…mos bëni gabim të luani gjerat që nënkuptonte mallin, pasi janë gjerat tona…”. Dua të shpjegoj se Ndreka ka pasur në burgun ku ndodhet një telefon celular me të cilin ka filluar të komunikojë me personin nga Vlora që quhej Gramoz.

Ky person, Gramozi, i ka treguar Ndrekës së ndodhej në burg në Ekuador. Gramozi gjithashtu i ka thënë se sasia prej 260 kg ishte e tij dhe disa personave të tjerë. Gjatë kësaj kohe Astriti dhe Gëzimi janë munduar të kontaktojnë me shtetasin Gentjan Doçi, por ata nuk kanë mundur të komunikojnë sërisht.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Raporti/ Pandemia në Shqipëri varfëroi të rinjtë, mes tyre mbizotëron papunësia

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve publikuan sot Raportin Vjetor Kombëtar “Rinia 2020” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Raporti...

Macron paralajmëron Iranin kundër “ndërhyrjes” në Liban

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Iranin kundër cdo ndërhyrjeje në Liban. Sipas Reuters, Macron ka zhvilluar një bisedë të telefonike me presidentin iranian, Hassan...

VIDEO/ Neymar shpërdoron dy raste vetëm për vetëm me portierin

Po luhet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Atalantës dhe PSG-së, e vlefshme për ‘Champions League’. Pak minuta më parë ka përfunduar pjesa e parë, me...

Drejt Presidencës me fletëthirrjen e Hagës në xhep

Nga Mero Baze Një vit më parë, Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, nën arsyetimin se ishte thirrur nga Gjykata Speciale e Kosovës...

Tensionet me Turqinë, Greqia kërkon ndihmën e SHBA-së

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, në Vjenë të premten. Përmes një deklarate,...