Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kryeministri Rama ka vendosur të heqë skelën mbrojtëse para godinës së Kryeministrisë.
Vendimi i ndërmarrë nga kryeministri duket paksa befasues, duke qenë se skela është përdorur në protestat e mëparshme të opozitës si pengesë për të hyrë brenda në Kryeministri.
Kujtojmë që kreu i PD Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë paralajmëruar se protesta e kësaj të shtune do të jetë me e madhe dhe finale për rrëzimin e kryeministrit Rama.