E shtunë, 25 Shtator, 2021
13.5 C
Tirana

Gafa e ministrit Cakaj në takimin me homologun çek, kombin shqiptar e kthen në komunitet

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim homologun çek, Tomáš Petříček, të cilin e siguroi se Shqipëria do të vijojë me reformat me shpresën se do të ketë një përgjigje pozitive për progresin e vendit në qershor këtij viti.

Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës rajonale të Ministrit të Jashtëm çek në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Shqipëri, i cili pati në fokus marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, integrimin në BE, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe situatën në rajon.

Megjithatë, në konferencën për shtyp në ambientet e ministrisë, Cakaj bëri një gafë, kur cilësoi kombin shqiptar si komunitetin më pro-europian në rajon. “… mbesim shpresëplotë që vendet anëtare të BE-së do i përgjigjen pozitivisht progresit të ndërmarrjeve në Shqipëri gjatë kësaj periudhe. Ne mbesim komuniteti më pro europian në rajon”.

Kujtojmë që Cakaj u përball me kritika edhe në Samin e Diaspores, kur ngaterroi vargjet e poemës ‘Bagëti e Bujqësi’ të Naim Frashërit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...