Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Covid-19/ Ruçi: Le të zbatojmë të gjithë, kufizimet e pashmangshme

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Covid-19/ Ruçi: Le të zbatojmë të gjithë, kufizimet e pashmangshme

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, marrë shkas nga situata e krijuar në vend nga koronavirusi, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të zbatojnë masat e ndërmarra nga qeveria.

“Sa më i madh të jetë përkushtimi, aq më e shkurtër do të jetë koha kur do të dalim e do të shpëtojmë nga ky rrezik global”, pohon Ruçi.

Mesazhi i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, drejtuar qytetarëve shqiptarë: “Të dashur qytetarë të Shqipërisë,

Motra dhe vëllezër,

Në këto ditë të vështira, kur të gjithë ne, si mbi një miliard njerëz në botë, jemi mbyllur në shtëpi, për tu mbrojtur nga koronavirusi Covid -19, ky armik i rrezikshëm që kërcënon njerëzimin, shpreh solidaritetin me të gjithë ju, për sakrificat dhe kostot që përballojmë në betejën për mbrojtjen e jetës.

Jeta njerëzore është e drejta e vetme supreme dhe në emër të jetës së secilit prej nesh, fëmijëve, motrave, vëllezërve, prindërve, gjyshërve dhe gjithë të dashurve, le t’i kushtohemi të gjithë, me të gjitha liritë e detyrimet tona, në shërbim dhe në mbrojtje të jetës.

Sa më i madh të jetë përkushtimi, aq më e shkurtër do të jetë koha kur do të dalim e do të shpëtojmë nga ky rrezik global.

Kuvendi i Shqipërisë mbështet plotësisht masat e marra nga Qeveria dhe Kryeministri dhe vlerëson qëndrimet e Presidentit të Republikës, të institucioneve, partive politike, sipërmarrjes, shoqërisë civile e të medias që kontribuojnë në këtë luftë.

Mbi të gjitha, shpreh vlerësimin dhe nderimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal për punën dhe përpjekjet titanikë të mjekëve infeksionistë dhe specialistëve të shëndetësisë për shpëtimin e jetëve njerëzore si edhe për kontributin e jashtëzakonshëm të punonjësve të policisë dhe të forcave të armatosura për zbatimin me rigorozitet të rregullave të imponuara nga kjo situatë lufte.

Le të zbatojmë të gjithë me disiplinën jetësore, individuale, familjare e komunitare maksimale kufizimet e pashmangshme që na detyron mbrojtja e jetës së secilit dhe e të tjerëve.

Në emër të këtij qëllimi tē lartë, Kuvendi do të miratojë aktet normative dhe masat e marra nga Qeveria, puna për të cilat ka filluar.

Deputetët e Kuvendit, duke respektuar kufizimet dhe në pajtim me rregullat e vendosura, janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe agjencitë shtetërore dhe ndjekin me vëmendje punën e tyre.

Në përshtatje me kushtet e reja të krijuara, komisionet parlamentare do të fillojnë këtë javë shqyrtimin e projekt-akteve ligjore, duke punuar online.

Të gjitha shërbimet esenciale të Kuvendit janë në punë dhe kanë përgatitur infrastrukturën e nevojshme për funksionimin e Kuvendit online, derisa të krijohen kushtet për funksionimin nomal.

Kuvendi i Shqipërisë ka qenë, është dhe do të jetë në lartësinë e funksioneve e detyrave të tij, në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i Kuvendit

Gramoz Ruçi

Tiranë, më 24 mars 2020”.

Tags: COVID-19koronavirusRuçishqiperi

TË LIDHURA

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar
Aktualitet

Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

19:34 | 07/11/2025
Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet
Politikë

Hidhen në erë me tritol vilat pa leje në Sauk, reagon Rama: Operacioni nuk do ndalet

18:44 | 07/11/2025
Next Post
KE vendosi kushte të reja, Basha: Miratoni në parim hapjen e negociatave

KE vendosi kushte të reja, Basha: Miratoni në parim hapjen e negociatave

Koronavirusi në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave

Rama publikon videon: Forca motra e vëllezër, durim

Rama publikon videon: Forca motra e vëllezër, durim







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj
Aktualitet

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

by mirseda
20:37 | 07/11/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar...

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

19:37 | 07/11/2025
Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

Në Athinë gjendet i djegur me pranga në makinë të vjedhur, dyshohet shqiptar

19:34 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Orban kërkon të vazhdojë blerjen e naftës ruse, Trump: Po e shqyrtojmë, jam i shqetësuar

Orban kërkon të vazhdojë blerjen e naftës ruse, Trump: Po e shqyrtojmë, jam i shqetësuar

19:07 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com