Kryeministri Rama ka rrëfyer një episod ashpak të këndshëm, gjatë kohës së pushimeve të tij në Dhërmi. Ai kishte sinjalizuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, madje duke e zgjuar nga gjumi për situatën me plehrat në këtë zonë bregdetare. Mes ironisë, ai tha se nuk mund ta transferonte kryebashkiakun Pjerin Ndreu nga Lezha në Himarë, pasi nuk e lejon ligji. Rama ka kritikuar drejtpërdrejt kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Gora, për sa i përket pastrimit të mbetjeve në këtë Bashki, ndërsa kërkoi mobilizim.
“Ç’a është shtrenjtë? Nuk është shtrenjtë. Është më shtrenjtë ashtu duke mbajtur plehrat. Faturohen fatura me sy nga operatorët. Atje do të shkojnë të peshohen. Diferenca ulet pastaj nga kostot e transportit. Nëse duhet më shumë, do vihet më shumë buxhet.
Asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme. S’po ju themi të mund të thuhej; si do bëhej kjo puna e shpenzimeve të ujësjellësve?! Për ç’a arsye duhet të zhytet sektori në borxhe, kur administrimi i tyre është kriminal.
Kjo do të ishte sikur ne të jemi FMN dhe ju një vend tjetër. Këtu jemi partnerë. Te pastrimi, po s’u bë ai, nuk kuptoj se çfarë tjetër të bëjë Bashkia. Se kuptoj fare. Ç’a jemi ne?! Si ta pranojmë këtë gjë?! Do vazhdojmë të kënaqemi me progresin gradual kur këtu është bërë progres, dhe investim dhe s’kam justifikime. Duhet një kryetar Bashkie që merret 24 orë me këtë punë.
Tirana ka problem disa zona më të thella, hidhet treçereku në kosh nga pikëpamja e perceptimit nga licencat e dhëna ndër vite për gjoja grumbulluesit. Kur shkojnë njerëzit turren nëpër kazanë, dhe marrin kanoçet dhe nxjerrin plehrat jashtë kjo është problematikë.
Jam dëshmitar edhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, Dhërmi më saktë. Se konceptoj dot. Një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë. Sikur Jorgo, Gjergji të çohej vetë në 4 të mëngjesit dhe ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë dhe i mblidhte.
Çohem unë përpara tij dhe zgjoj Jorgon nga gjumi, dhe vjen një dum-dum që se di ça viti prodhimi është dhe bëri sikur mbledh plehrat. Janë skena të jetuara në vetë të parë. Më kanë bërë që këtë vit mos të dalë fare.
Vetëm që mos të përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha. Duke qenë se ju jeni zgjedhur, s’mundet të bëj transferim të Pjerinit në Himarë dhe të çoja Jorgon në Lezhë. E para s’lejohet dhe e dyta puna është që të kemi dy si Pjerini dhe jo dy si Jorgo. Ju lutem të mobilizohemi bashkarisht, pasi është turp i përbashkët. S’duam t’ua lëmë juve fajin”, tha ai.