Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane ku bëhet ku protagonistë janë një familje shqiptare. Mjekët, e spitalit Mazzoni në Ascoli, kanë njoftuar menjëherë policinë sapo kanë parë shenja dhune në trupin e foshnjës që prindërit shqiptar kishin dërguar në spital, shkrua veratv.it.
Ngjarja e rendë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në spital Mazzoni në Ascoli, ku burë e grua shqiptar kishin shkuar në urgjencë me beben e tyre vetëm 5 muaj që nuk ndalte së qari. Nëna e foshnjës ishte shpehur se fëmija i kishte rënë në dysheme teksa ajo po e ndërronte rrobat dhe kishte përplasur kokën.
Por, dëshmia e nënës nuk ka rezultuar bindëse për mjeket të cilët janë vënë në lëvizje dhe kanë njoftuar policinë. Ata kishin vënë re shenja dhe lëndime të dyshimta në trupin e bebes, mes të cilave edhe shenja të gishtave në faqe, me gjasë një shpullë. Foshnja kishte edhe hematomë në ballë.
E ndërsa fëmija është marrë nga mjeket dhe u është nënshtruar të gjithë kontrolleve të nevojshme, më pas ishte qetësuar dhe e kishte zënë gjumi, kishte plasur sherri mes burrit dhe gruas. Infermierët kanë treguar se burri iu sul me dhunë gruas brenda dhomës së fëmijës, dhe me gjithë ndërhyrjen e tyre nuk e lëshonte.
Ndërhyri roja e sigurisë, i cili me pas njoftoi edhe policinë. Vetëm kur dëgjoi këtë shqiptari doli nga dhoma. Infermierët kanë treguar më pas me detaje sherrin, dhunën e ushtruar nga burri dhe fyerjet e bëra prej tij.
Dje, u dëgjua versioni i fakteve nga nëna dhe sot do të dëgjohet babai. Ndërkohë mjekët e dhomës së urgjencës e raportuan çështjen tek shërbimet sociale që do të fillojnë një hetim për të vlerësuar nëse është e nevojshme të fillohet një masë mbrojtëse për fëmijën. Ndërkohë, nëna nuk ka paraqitur denoncim për burrin.Tirana Today