Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të Presidentit Ilir Meta dhe opozitës për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19, në vend.
Sipas Ramës, kreu i shtetit Meta, kryetarja e LSI Kryemadhi, kreu i opozitës Basha dhe ish-kryeministri Berisha i kanë varur shpresat për pushtet te katastrofa shëndetësore.
Rama shprehet se ata do të dështojnë edhe më keq në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
”Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!’’, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.
Ilir, që ti Monika Luli Saliu i keni varur shpresat tuaja të lodhura për pushtet tek ëndrra e katastrofës shëndetësore, këtë e kupton çdokush me dy fije mend! Që do dështoni edhe më keq se herë tjetër këtë do ta shihni në 25 prill! Kjo që bëni është një turp që do u mbetet juve!
— Edi Rama (@ediramaal) November 10, 2020
Ndërkohë, Rama ka përmendur dhe rastet e vetëvrasjeve të personave të infektuar duke e krahasuar me Italinë. Ai shprehet se për disa muaj në vendin fqinj janë vetëvrarë 71 persona ndërkohë që opozita nuk merrej me këto tragjedi.
”Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!”, shkruan kryeministri.
Në Itali nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona me Covid dhe s’ka bërë vaki të merret opozita me këto tragjedi,po ju s’jeni opozitë, ju jeni një çetë e çakërdisur personazhesh qesharake me kostume serioze!Do kaloni dhe ju bashkë me Covidin,me dhimbje po do kaloni me dimrin!
— Edi Rama (@ediramaal) November 10, 2020
Më herët, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë për rritjen e numrit të testimeve si dhe për koordinimin me spitalet private për bashkimin e kapaciteteve spitalore në luftën kundër pandemisë.