Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se situata e Covid-19 është shumë shqetësuese dhe se duhet të zbatohen më përpikmëri masat e përcaktuara për parandalimin e pandemisë.
Nga Kukësi, ku pa nga afër fillimin e procesit të vaksinimit për bluzat e bardha, Bino u shpreh se gushtimi i fashës orare dha një efekt të vogël në uljen e shifrave të personave të prekur nga koronavirusi.
Ndër të tjera, ajo tha se të hënën e ardhshme do të rishikohet si po ecën situata dhe do të merren masa përkatëse për sipas llojit të evoulimit të pandemisë.
Silva Bino: ”E rëndësishme është që njerëzit të evitojnë grumbullimit, të mbajnë maskat të mos ulen shumë shpesh nëpër kafe dhe lokale pasi ato janë vende infeksioni. Kemi të bëjmë me një sëmundje infektuese tepër ngjitëse. Mund të ngjasoj me gripin por është shumë më ngjitëse se gripi, por edhe shumë më vdekjeprurëse se gripi. Kjo ka vend për përmirësim dhe ne shtyjmë që të ketë vend për përmirësim dhe këto masa të zbatohen. Vetëm një zvogëlim i vogël i orës solli ulje të vogël të numrave.
Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë.”