Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Çfarë ka në tepsinë e Edi Ramës?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Çfarë ka në tepsinë e Edi Ramës?

Mero Baze

Gjëja më joserioze e pas 25 Qershorit, është rituali i përfoljes së qeverisë së re dhe argëtimi me reagimin e atyre që kanë interes për të. Është ndoshta një nga shëmtitë e mëdha, e cila argëton padyshim dhe Edi Ramën.

Formimi i një qeverie nga fituesi, dhe sidomos nga një fitues i plotë si Edi Rama, është një përgjegjësi e madhe, pasi nuk të lë vend për alibi.

Për herë të parë Edi Ramën e ka “dënuar” zoti, të mos ketë asnjë alibi për dështimet e mundshme, për defektet e mundshme dhe mbi të gjitha për zgjedhjet e gabuara apo të imponuara nga koalicioni.

Ai ashtu siç është i bekuar ta zgjedh vet qeverinë, është i dënuar dhe ta mbaj përgjegjësinë për të.

Por për shkak të një defekti të rënd kushtetues, peshqesh nga dyshja Berisha-Rama, kur ne duhet të mbyllim zgjedhjet në Qershor dhe të formojmë qeveri në Shtator, kemi një periudhë tre mujore boshllëku, që kur ka rotacion kthehet në masakër ndaj shtetit dhe kur ka rikonfirmim, kthehet në një periudhe spekulimi dhe diversioni të pakuptimtë.

Kjo që po ndodh tani me qeverinë e pritshme të Shtatorit është një abuzim i Edi Ramës .

Nuk dua të fajësoj asnjë gazetë, TV, apo portal, që përflet emra. Askush nuk ja ndal dot fantazinë askujt, dhe askush nuk ndalon dot asnjë deputet apo politikan të bëj lobim qesharak nëpër portale e redaksi për të nxjerr emrin e vet.

Problemi është tek kryeministri.

Engledisja i tij me këtë histeri emrash, me mitomanë që publikojnë qeveri , me të tjerë që heqin dhe vënë ministra, me të tjerë që shpikin kritere dhe testojnë aftësinë për lobim, është një dëm i madh që i bëhet pikësëpari shumicës së re.

E drejta e Edi Ramës për të formuar qeverinë e tij shkon paralel me detyrimin e tij për të ruajtur integritetin e shumicës.

Prej 25 Qershorit, ai i ka qëndruar larg debateve për përbërjen e qeverisë, bile dhe kritereve për formimin e saj, pasi ju përkushtua një procesi formal dëgjesash. Deri diku ishte një dalje e mirë për të mos diskutuar një temë delikate si qeveria.

Por pas kësaj ka pasur një stinë të begatë spekulimesh, të cilat kryeministri ose duhet ti ndalte me një qëndrim publik, ose duhet ti konfirmonte, ose përgënjeshtronte, duke e bërë të qartë që qeveria e vetme është ajo që do të prezantojë ai në një datë të caktuar.

Kjo jo aq për të qetësuar ata që duan të jenë në kabinet, apo të tjerë që nuk kanë shpresa të jenë, por për të ruajtur mbi të gjitha integritetin e shumicës.

Për të gjithë ata që mendojnë se ky është një mandat i lehtë, pasi ka një shumicë të qartë, duhet të kuptojnë mirë se ky është një mandat ku nuk ka rëndësi kush është ministër, por kush është deputet i shumicës socialiste.

E ardhmja e këtij mandati varet nga integriteti i shumicës parlamentare, fuqisë së saj, dhe aftësisë së Edi Ramës për ti mbajtur ata të bashkuar dhe të motivuar.

Demotivimi i grupit parlamentar socialist, mund të jetë një nga humbjet më të mëdha që Rama mund të pësoj nga dëshira e tij për tu engledisur me emra kot ministrash dhe me gallate reagimesh pas tyre.

Edi Rama e ka gjithë përgjegjësinë dhe gjithë të drejtën të deklarojë kur të dojë qeverinë, pa e kthyer atë në një teatër.

Ai po ashtu ka të drejt të zgjedh rrugën e tij të konsultimit publik apo privat me faktorët politik brenda PS.

E vetmja gjë e gabuar është kjo që po bën, që lejon shtypin të shpik qeveri dhe vetë argëtohet duke qetësuar të mërziturit e duke dëshpëruar të gëzuarit kot.

Është një humbje energjish pa kuptim, për shkak të dëshirës për të bërë gallatë me një çështje shumë serioze, me një shumicë e cila u fitua me shumë mundim dhe jo vetëm nga Edi Rama.

Një shumicë ku nuk ka rëndësi kush do jetë ministër, por kush do jetë në parlament për të ruajtur shumicën, që të mos përfundojë përsëri tek tepsia. (TemA) 

Tags: edi ramaMediaministratparlamentiPSqeveria e retepsia

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Shqiptarët tradhtojnë atdheun gjatë muajit korrik, ikin me pushime jashtë shtetit

Shqiptarët tradhtojnë atdheun gjatë muajit korrik, ikin me pushime jashtë shtetit

Berisha: Qytetari dixhital i shpëtoi jetën Vangjush Dakos

Berisha: Qytetari dixhital i shpëtoi jetën Vangjush Dakos

Sfida e nesërme, kroatët: Nuk është tragjedi nëse na eliminon Skënderbeu  

Sfida e nesërme, kroatët: Nuk është tragjedi nëse na eliminon Skënderbeu  

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen
Politikë

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

by mirseda
14:35 | 09/07/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e humbi edhe betejën në kërkim të lirisë në Gjykatën...

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025
Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

Operacioni “Crossline”: Punonjëset kapen në apartament, arrestohet 20-vjeçari

13:36 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com