Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Çfarë i thotë truri Ramës”/ Tensionet e forta te TK, Çipi: Artistët që po shantazhohen

6 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Çfarë i thotë truri Ramës”/ Tensionet e forta te TK, Çipi: Artistët që po shantazhohen

Prej orëve të para të mëngjesit policia ka rrethuar Teatrin Kombëtar. Kjo në mbështetje të punonjësve që do të bëjnë zbrazjen e materialeve nga godina. Por, kjo gjë ka tensionuar situatën, duke sjellë zemërimin e qytetarëve dhe artistëve. Atyre iu janë bashkuar edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike. Qytetarët e pranishëm para hyrjes së Teatrit Kombëtar hapën dritaret për të hyrë brenda teatrit. Por, janë përballur me rezistencën e uniformave blu, ku nuk kanë munguar shtyrjet dhe përplasje.

Si pasojë e të cilave, një protestues ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në pishinën e boshatisur ndërmjet Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental.

Pas disa tentativave për konflikt disa prej tyre kanë mundur të hyjnë brenda godinës. Mes tyre artistët dhe zyrtarët të PD-së, të cilët janë ngujuar në godinë. Dhe shprehen se nuk do lejojnë zbrazjen dhe shembjen e Teatrit.

Aktori Romir Zall në një prononcim për Tirana Today, shprehet se projekti për prishjen e godinës së TK-së është i jashtëligjshëm.

“Ky projekt nuk mund të vazhdohet e as të finalizohet. Kjo për sa kohë nuk ka bazë ligjore apo vendime në letër për këtë punë. Ky teatër është mbyllur pas asnjë lloj shkrese. E kërkojmë dhe nuk ekziston asgjëkund, gjithçka është me fjalë goje.

Është si të thuash që këta po bëjnë një shtet privat. Ministrja e Kulturës është ajo e radhës, thjesht i kanë dhënë një pozicion që duhet të rrijë aty. Duke mos thënë as po e as jo, as mish e as peshk.

Por, nuk është çështja te ministrja. Është te qasja nga kryeministri, për të cilin nuk e di çfarë i thotë truri dhe do ta çojë deri në fund. Qoftë me apo pa ligj, me apo pa rregulla, me rrëmujë, me përplasje. Ai do të bëjë të veten, kurse ne do të bëjmë tonën.”

Ndërkohë, regjisori Kastriot Çipi thotë se edhe pse nuk dalin publikisht, pjesa më e madhe e artistëve janë shantazhuar me vendin e punës. Edhe nëse bëhet fjalë për ata aktorë që punojnë në media, të cilat sipas regjisorit janë të lidhura me qeverinë.

“Nën zë, jo publikisht të gjithë pohojnë se janë shantazhuar me vendin e punës këtu në teatër. Më pas janë edhe ata të cilët janë zhantazhuar me vendin e punës që i kanë në media të lidhura me qeverinë.

Kjo është një çështje krimi kombëtar, Shqipëria nuk duhet të ketë simbole kombëtare, nuk duhet të ketë histori apo kujtesë. Nëse ky projekt do të finalizohet e Rama do të abuzojë, do të jetë shpallja përfundimtare e diktaturës në Shqipëri. Sepse bashkë me teatrin, bie edhe demokracia dhe identiteti kombëtar.

Do të jemi një komb i pushtuar. Rama urren kombin shqiptarë dhe është i gatshëm të zhdukë çdo simbol tonin. Dhe nuk është për tu habitur që është i gatshëm të negociojë kufijtë e Kosovës, në favor të Serbisë.”/ TIRANA TODAY

Tags: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarartisteedi ramaish-deputetët e PDKastriot ÇipiprishjaprotestojneRomir ZallashantazhohenTeatri KombetarTensionet e forta

TË LIDHURA

Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

19:16 | 01/07/2025
Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik
Aktualitet

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

18:11 | 01/07/2025
SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge
Aktualitet

SPAK çon për gjykim Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin për trafik droge

17:56 | 01/07/2025
Next Post
Mbretëresha e Britanisë konfirmon në detyrë kryeministrin Johnson

Mbretëresha e Britanisë konfirmon në detyrë kryeministrin Johnson

Aksident tragjik në Korçë-Maliq, 21-vjeçarja përplaset për vdekje nga një 73-vjeçar

Aksident në Sarandë/ Përplasen dy makina, pesë persona të plagosur (Foto)

Operacioni “Invest”, një 33-vjeçari i sekuestrohen mbi 700 mijë euro pasuri

Operacioni “Invest”, një 33-vjeçari i sekuestrohen mbi 700 mijë euro pasuri

JU REKOMANDOJMË

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

by mirseda
19:16 | 01/07/2025
0

Dy aksidente janë regjistruar njëri pas tjetrit në juglindje. Në hyrje të Bilishtit, në afërsi të fshatit...

Pa kontratë, por jo pa oferta: Kush janë 10 emrat më të kërkuar për transferim falas këtë verë

Pa kontratë, por jo pa oferta: Kush janë 10 emrat më të kërkuar për transferim falas këtë verë

18:33 | 01/07/2025
Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë

18:28 | 01/07/2025
Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone

Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone

18:26 | 01/07/2025
Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

Koçiu: Mamografi falas në spitalin e Vlorës gjatë muajit korrik

18:11 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com