E enjte, 28 Janar, 2021
-2 C
Tirana

Operacioni “Invest”, një 33-vjeçari i sekuestrohen mbi 700 mijë euro pasuri

Policia e Elbasanit ka vendosur sekuestro preventive mbi rreth 700 mijë euro pasuri të një 33-vjeçari që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit “Invest” u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2
-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.
-1 ndërtesë 200 m2
-1 automjet

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Invest”, duke vendosur sekuestro preventive mbi rreth 700 mijë euro pasuri të një 33-vjeçari që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar “Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K.,

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2
-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.
-1 ndërtesë 200 m2
-1 automjet

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Triumf me “poker”, Berisha nuk i ndal dot sulmet e Juventusit

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha. Bardhezinjtë e nisën me...

Sondazhi: 53% e vlerësojnë pozitivisht menaxhimin e pandemisë nga qeveria

Sondazhi i ''Report Tv'' dhe institutit italian Piepoli, ka vlerësuar vullnetin e shqiptarëve ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Të pyetur për menaxhimin e situatës...

Brataj: Vaksina anti-co*id na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit...

Balla: Koalicioni me Metën, domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vrasjet e 21 janarit janë kryer në gjakftohtësi dhe nga dy persona, një prej...

Balla tregon planin B të Berishës për 21 janarin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku humbën jetën 4 protestues. I ftuar në Real...