Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Çfarë i kemi bërë Durrësit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë i kemi bërë Durrësit

Nga: Ervis Iljazaj

Çdo gabim që është bërë në Shqipëri gjatë tranzicionit mund të rekuperohet. Drejtësia mund të bëhet më e mirë, ekonomia mund të zhvillohet, klasa politike mund të përmisohet, jeta e njërëzve në përgjithësi, mjafton përgjegjshmëria dhe vullneti jonë për ta bërë. Por, ka një gjë që me shumë vështirësi, ose pothuajse e pamundur që mund të rikuperohet. Është katastrofa urbanistike që ka ndodhur në këto 25 vite. Gjë e cila mund të justifikohet me lëvizjet demografike dhe domosdoshmërinë e një shoqërie në lëvizje dhe në tranzicion, apo me paditurinë dhe papërgatitjen e drejtuesve të shtetit shqiptarë gjatë këtyre viteve për t’u përballuar me këto domosdoshmëri demografike.

Megjithatë, edhe këto kontekste shoqërore nuk mund ta justifikojnë papërgjeshmërinë e shtetit shqiptar për katandisjen urbanistike që i kanë bërë vendit, pasojat e të cilës i vuajmë sot edhe kësaj dite. Për hir të së vërtetës përgjegjësi për këtë katastrofë urbanistike që kemi kanë në disa raste edhe vetë shoqëria shqiptare. E ndërthur edhe më problematikat e pronësisë, kuptohet fare kollaj që nëse ka një reformë urgjente për t’u bërë, është pikërisht ajo urbanistike. Për të bërë këtë duhet ndihma e ekspertëve të fushës të cilët nuk mungojnë, por që nuk i ka pyetur askush deri më tani.

Shembëlltyra e katastrofës urbanistike që i është bërë Shqipërisë në këto vite është Durrësi.

Ndoshta, në këto momente vështirësie dhe dhimbje nuk është koha e duhur për të folur për gabimet, por ndonjëherë këto katastrofa si ajo e tërmetit ndonjëherë duhet të na bëjnë të reflektojnë dhe të nxjerrim mësimet për të ardhmen. Kështu që, sapo të përfundojë emergjenca ka nevojë për një debat kombëtar në këtë drejtim. Duam apo sduam ne, fatkeqësi të tilla do të ndodhin përsëri sepse gjendemi në një zonë sizmike të lartë. Prandaj, për të reduktuar dëmet nga këto fatkeqësi mund të bëjmë shumë gjera sepse e kemi në dorë.

Makutëria e pushtetit, babëzia e njerëzve te papërgjegjshëm, e kanë kthyer Durrësin, një nga vëndet më të bukura të Ballkanit, në një fjetore masive me pamje horror.

Dhe kjo pamje, jo vetëm që i dëmton bukurinë, ekonominë apo zhvillimin, por siç e pamë i rrezikon dhe jetën. Sepse është e sigurtë që nëse nuk do të ishin dhënë leje pa kriter, nëse institucionet do të bënin punën siç duhet, nëse do të ruanim të pakten zonën e plazhit dhe s’do të ndërtonim në rërë apo në kënetë, nuk do të kishte kaq dëme dhe humbje jetë siç fatkeqësisht ndodhin. Disa gjëra janë në dorë  zotit, por disa të tjera janë plotësisht në dorën tonë. Dhe ato që kemi pasur ne në dorë, i kemi bërë plotësisht shumë keq, madje aq keq sa që nuk i rikuperojmë dot dëmet. Për ketë, nuk ka dyshim që është përgjegjëse politika 25 vjeçare shqiptare.

Durrësin e imagjinoj në imagjinatën time si qytetin më të bukur të Ballkanit, si plazhin më të bukur të Adriatikut, sepse aq kilometra plazh dhe pyje rallë se mund të ketë tjetër vend. Gjithashtu, e imagjinoj si vendin më të vizituar nga turistët në rajon. Me historinë dhe bukurinë që ka i ka të gjitha mundësitë. Ndërsa durrsakët i imagjinoj si pjesën më të kamur të shoqërisë shqiptare, qe kontribuon edhe në atë kombëtare. Por fatkeqësisht kjo është thjesht një imagjinatë. Realiteti, i bërë kështu siç është sot, është krejt ndryshe. Është një realitet i hidhur që e pamë të gjithë këto ditë të dhimbshme. Por në të gjithë këtë fatkeqësi, kishte dhe një lajm të mirë. Durrsakët nuk janë vetëm, por kanë ndihmën dhë solidaritetin e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve, që treguan në mënyrë të pakursyer gatishmërinë për t’i ndihmuar ata./Gazeta Liberale

 

Tags: durrestermetithumanetirane

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Tërmeti/ Ndërpriten kërkimet në Thumanë, arsyeja

Tërmeti/ Ndërpriten kërkimet në Thumanë, arsyeja

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri, historiku ndër vite

Nga Otranto te tërmeti/ 10 tragjeditë që ka kaluar Shqipëria në 30 vite

“28 Nëntori na gjen të goditur fort, por jo të thyer”

"28 Nëntori na gjen të goditur fort, por jo të thyer"







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com