Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook menjëherë pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu lidhur me çështjen “Tahiri”. Rama tha se mesazhi i Lu u drejtohej atyre shqiptarëve qe duan të vërtetën dhe drejtësinë, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar.
Ambasadori Lu deklaroi më herët se nuk I takonte atij të thoshte nëse Tahiri ishte ose jo fajtor, ndërsa shtoi se është e drejta e publikut të dijë të vërtetën.
“Jeni duke parë se si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje. Ne kemi parë se në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. Nëse është pa faj duhet ta dini, nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë”, tha ambasadori amerikan.