Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në takimin që ka zhvilluar me Zëvëndës Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Përgjegjës për Çështjet Evropiane, Hoyt Brian Lee, mësohet se ka patur në fokus çështjen e Kosovës dhe marrëdhëniet me Rusinë.
Media serbe, Novosti, raporton se takimi ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë dhe zyrtari i lartë amerikan i ka bërë të ditur presidentit serb se Beogradi duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe nuk duhet të ulet në dy karrige.
“Një lufte e re e ftohtë, po synon t’i hapë Amerika frontit Rus. Për shkak të këtij trendi, vendi ynë dhe presidenti Aleksandër Vuçiç, si figurë të fortë politike,do jenë vënë nën presion gjithnjë e më të forta nga Uashigtoni për të thyer lidhjet e ngushta me Kremlinin”, thuhet në shkrimin e medieve serbe.
Vuçiç u shpreh se SHBA nuk pati këtë qëndrim edhe para nëntë vitesh më parë. Ai tha se nuk do të lejojë që gjeneratatat e ardhshme të bëhen pjesë ë konflikteve që janë pengesë e një pajtimi historik mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Është Prishtina po pengon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mënyrë të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme,” mësohet të ketë thënë Vuçiç.