Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Cakajn nuk e merr seriozisht njeri”, Dade: Ja kush mund ta zëvendësojë Ramën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Cakajn nuk e merr seriozisht njeri”, Dade: Ja kush mund ta zëvendësojë Ramën

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka komentuar me nota negative qeverinë e kryeministrit, Edi Rama, teksa deklaron se ai duhet të japë dorëheqjen.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Dade u pyet se kush mendonte ajo se mund ta zëvendësonte Ramën për të drejtuar vendin. Ish-ministrja e shmangu përdorimin e ndonjë emri konkret por u shpreh se ka plot eksponentë të larguar nga PS, apo ekspertë, që mund ta bëjnë këtë detyrë.

“Kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen dhe PS i ka të gjitha kapacitetet, ose i ka pasur para 10 muajsh, që të vinte një kryeministër tjetër. Besoj që ka shumë, që jo vetëm i ka përzënë Rama, sepse ndjehej i kërcënuar prej tyre, që tani s’janë më në PS, por unë do parapëlqeja edhe ekspertë që mbështesin parimet e demokracisë dhe që nuk i mungojnë Shqipërisë. Është për të të ardhur keq që kjo kategori të largohen.

Është vrarë shpresa. Rama ka defektet e veta dhe ka gjynahet e tija që kultura e pandëshkueshmërisë vazhdoi edhe në këto gjashtë vite. Për fat të keq, Ramës i ka interesuar konfliktualiteti politik. Edhe opozitën e bëj me faj. Rama ndjehet i sigurt, ai mund të qeverisë me gjithë defektet e veta, si asnjëherë, pasi ka një opozitë që nuk e përfill. Mazhoranca duhet të ishte e shqetësuar që nuk ka opozitën në Parlament, sepse ato zonja që janë në Parlament, jo vetëm që nuk kanë qenë të përgatitura, por edhe nuk mund ta bëjnë këtë detyrë”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Do shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme?

Gjërat kanë degraduar, që nga momenti që i kam kërkuar Ramës të japë dorëheqjen, apo nga momenti kur kolegët e mi në parlament do doja të bënin një lëvizje në të mirë të demokracisë. Unë e kam kërkuar këtë gjë, duke parë që nuk është ndonjë sakrilegj që kryeministri të japë dorëheqjen, kur sheh që vendi po degradon. Dorëheqja nuk ndodhi dhe as mendoj që do të ndodhë. Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më të thellojë reformat, është nga më të paaftat që ka pasur vendi. Nuk ka ministra, është vetëm një “one man show”, vendi po rrëshqet. Duhet reflektim.

Një taktikë e dështuar e Ramës për të bërë presion ndaj BE, kujtoj këtu qoftë edhe kur është shprehur që ne mund të kemi dhe alternativa të tjera, por këto dy ditë ka thënë se s’ka alternativë tjetër veç BE. Por, në fakt lojërat me Erdogan, me Shqipërinë e Madhe, lojëra që vajti në takimin me Vuçiç. Më vjen keq që kemi zbehur kartën rajonale, që ka qenë një nga më të fortat, dëgjoheshim seriozisht, madje na merrej edhe mendimi. Kjo nuk ndodh tani, po dalin aktorë të tjerë dhe ne, në mënyrë naive apo të qëllimshme ju japim një kartë vendeve si Serbia për të treguar një lloj lidershipi.

A ka PS sot dhe për cilat figura keni respekt?

Në planin njerëzor i dua dhe i respektoj kolegët e mi, me të cilët kemi ecur së bashku në situata edhe të vështira, në mënyrë të veçantë të opozitës së parë. Unë besoj se shumë aktorë të mazhorancës kanë shprehur, edhe lidhur me procesin e integrimit, kanë bërë gafa politike. Nuk mundet që deputetë të Parlamentit holandezë, t’iu drejtosh gishtin dhe t’iu thuash se shumë gjëra i kemi marrë nga ju. Ka një lloj papjekurie, edhe një lloj fantazimi, ku një forcë politike është në pushtet dhe frika se mos e humbet pushtetin. Kam pritur shumë nga mjaft kolegë, por jam e zhgënjyer. Edhe kur takohemi me mjaft shoqe, nuk ka një njeri që t’i thotë Ramës se kjo bëhet e kjo jo. Nuk ka asnjë gjë të keqe, nëse bëhet një grup dhe ia thotë. Nuk ka një PS në kuptimin e asaj që ne themeluam dhe që krijoi një përvojë pozitive të qeverisjes. Në ’97 ne morën mjaft vota, por qeverisëm me koalicion. Mandati i dytë i Ramës, që po qeveris vetëm, është më shumë me dështime.

A e keni takuar Edi Ramën apo të keni këmbyer SMS?

Nuk kam këmbyer mesazh, vetëm përmes ekranit. Nuk do të thotë se nuk e takoj. Kjo është përtej marrëdhënieve individuale. Unë me Ramën kam pas marrëdhënie institucionale, ja kam thënë kur ka gabuar. Nuk shpresoj që mund të kthejë kurs, Rama e ka kaluar çdo nivel të përfaqësimit të tij në politikë, ka gati 21 vite në politikë. Në një karrierë kaq të gjatë, pushteti ka dhe anë pozitive, por meqë jemi para një dështimi, jam kategorikisht kundër tregimit të gishtit. Fakti që Franca ka drejtuar procesin e Berlinit, do të thotë se mbetet e angazhuar.

Kush do të ishte një emër i denjë që mund të drejtonte vendin?

Ka shumë, intelektualë që flasim çdo ditë, që e duan këtë vend, që i mbështesim fuqishëm parimet e demokracisë dhe nuk i nëpërkëmbin ata. PS ka humbur identitetin. Rama ka devijuar nga programi dhe nuk mund të jetë lider i PS. Për mua një intelektual me vizion të qartë, që të punojë seriozisht, do ta zëvendësonte. Rama duhet të ikë, nuk do të ketë progres me të, vazhdon regresi, aq më pak me ministrat, si ky i Jashtëm, që nuk e merr njeri seriozisht. Rama e ka marrë për dore, ndaj është aty.

Tags: arta dadeedi ramaGent CakajnegociatatQeveriazevendesim

TË LIDHURA

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij
Aktualitet

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025
Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb
Kosovo

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

18:54 | 21/05/2025
Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet
Aktualitet

Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

18:47 | 21/05/2025
Next Post
BBC citon Tusk: Bllokimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte një gabim

BBC citon Tusk: Bllokimi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte një gabim

Mos ndaloni nëse një kosh plehrash ju zë rrugën! Apeli i gruas e cila tregon metodën e grabitësve

Mos ndaloni nëse një kosh plehrash ju zë rrugën! Apeli i gruas e cila tregon metodën e grabitësve

Pse Erdogani kërkon pajisjen e Turqisë me armë bërthamore

Erdogan kërcënon SHBA-në: Nëse pas 120 orësh nuk zbatohet marrëveshja, atëherë...

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025




TË FUNDIT

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij
Aktualitet

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

by mirseda
18:58 | 21/05/2025
0

Një tjetër emër i fuqishëm i krimit të organizuar në Shqipëri del në dritë nga dosjet e...

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

Tahiri: Më 2016, Kurti e Berishaj mbanin konferencë të organizuar nga GEN-i serb

18:54 | 21/05/2025
Napoli tenton rikthimin në Serie A të sulmuesit, situata

Napoli tenton rikthimin në Serie A të sulmuesit, situata

18:50 | 21/05/2025
Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

Policia greke kontrolle në qelitë e shqiptarëve në burgun e Koridhalos, ja çfarë u gjet

18:47 | 21/05/2025
“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”

“Modelja 22-vjeçare ekzekutohet në derë të shtëpisë – autori me kapele dhe çantë”

18:19 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com