Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

9 muaj ago
in Kuriozitete, Teknologji
Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Studimet e fundit zbulojnë se përdoruesit më të rregullt dhe të angazhuar të ChatGPT priren të jenë më të vetmuar, emocionalisht të varur nga ChatGPT dhe kanë më pak marrëdhënie sociale jashtë internetit.

Sipas dy studimeve të zhvilluara nga OpenAI dhe MIT Media Lab, vetëm një numër i vogël përdoruesish lidhen emocionalisht me ChatGPT, por ata që e bëjnë këtë janë zakonisht ndër përdoruesit më të zjarrtë dhe më të shpeshtë.

Studiuesit shkruajnë se ata që zhvillojnë biseda personale dhe emocionale me chatbot-in, raportojnë nivele më të larta vetmie – edhe pse ende nuk është e qartë nëse kjo ndodh për shkak të përdorimit të AI-së, apo sepse personat e vetmuar kërkojnë lidhje emocionale përmes saj.

Megjithëse autorët theksojnë se këto studime janë paraprake, ato ngrejnë pyetje serioze për ndikimin që mund të ketë përdorimi i mjeteve si ChatGPT – të cilin, sipas OpenAI, e përdorin mbi 400 milionë persona në javë – në jetën sociale dhe ndërveprimet reale të njerëzve.

Studiuesit, që synojnë t’i paraqesin të dyja studimet për botim shkencor, zbuluan se pjesëmarrësit që “u lidhën” emocionalisht me ChatGPT –– kishin më shumë gjasa të ndiheshin të vetmuar dhe të mbështeteshin më shumë tek AI krahasuar me të tjerët.

Studiuesit kanë krijuar një pasqyrë të ndërlikuar për sa i përket ndikimit të chatbot-ëve te njerëzit. Chatbot-ët me zë fillimisht u dukën më efektivë në zbutjen e vetmisë, por ky avantazh filloi të zbehet sa më shumë që përdoruesit i përdornin ata.

Pas katër javësh përdorimi, pjesëmarrëset femra kishin më pak gjasa të socializoheshin me njerëz të tjerë krahasuar me pjesëmarrësit meshkuj. Ndërkohë, ata që ndërvepruan me ChatGPT duke përdorur një zë të gjinisë së kundërt nga e tyre raportuan nivele dukshëm më të larta vetmie dhe varësie emocionale ndaj chatbot-it në fund të eksperimentit.

Në studimin e parë, studiuesit analizuan të dhëna reale nga afërsisht 40 milionë ndërveprime me ChatGPT dhe më pas pyetën 4,076 përdorues se si ishin ndier gjatë dhe pas këtyre ndërveprimeve.

Në studimin e dytë, MIT Media Lab rekrutoi pothuajse 1,000 persona për një provë katërjavore, ku pjesëmarrësit ndërvepronin me ChatGPT për të paktën pesë minuta çdo ditë. Më pas ata plotësuan një pyetësor që matë ndjenjën e vetmisë, nivelin e angazhimit social dhe varësinë emocionale ndaj chatbot-it.

Gjetjet përputhen me kërkime të mëparshme — për shembull, në vitin 2023 studiuesit e MIT Media Lab zbuluan se chatbot-ët priren të pasqyrojnë emocionet e përdoruesve: mesazhet pozitive sjellin përgjigje më të gëzueshme.

Dr. Andreë Rogoyski, drejtor në Institutin e Inteligjencës Artificiale të Qendruar te Njeriu në Universitetin Surrey, paralajmëroi se, për shkak se njerëzit janë të prirur të trajtojnë si njerëz, AI mund të bëhet “e rrezikshme”, dhe nevojiten shumë më tepër studime për të kuptuar ndikimet e saj sociale dhe emocionale.

“Sipas mendimit tim, jemi duke bërë një lloj operacioni të hapur në tru tek njerëzit, duke ndërhyrë në sistemin e tyre emocional më të thellë, pa pasur asnjë ide për pasojat afatgjata,” deklaroi një nga studiuesit, duke shtuar: “Kemi parë anët negative të rrjeteve sociale — kjo mund të ketë ndikim edhe më të thellë.”

Dr. Theodore Cosco, studiues në Universitetin e Oksfordit, pranoi se hulumtimi ngre “shqetësime të vlefshme mbi përdorimin e tepruar të chatbot-ëve”, por theksoi se gjithashtu “hap derën për mundësi emocionuese dhe inkurajuese”.

“Ideja që sistemet e inteligjencës artificiale mund të ofrojnë mbështetje të kuptimplotë — veçanërisht për ata që ndihen të izoluar — është e denjë për t’u eksploruar. Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të qëllimshëm në mënyrën se si e integrojmë këtë teknologji në jetën e përditshme,” tha ai.

Ndërkohë, Dr. Doris Dippold, e specializuar në komunikimin ndërkulturor në Universitetin e Surrey, tha se është e rëndësishme të kuptohet çfarë e shkakton varësinë emocionale ndaj chatbot-ëve.

“A është ajo pasojë e faktit që biseda me një bot i lidh njerëzit pas ekranit të një laptopi apo telefoni dhe i shkëput nga ndërveprimi real me të tjerët? Apo ndoshta është pikërisht ai lloj ndërveprimi social — falë ChatGPT apo ndonjë ‘shoqëruesi’ tjetër dixhital — që i shtyn njerëzit të kërkojnë më shumë?” pyet Dippold./The Guardian- Syri.net/

TË LIDHURA

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut
Aktualitet

Rama reagon për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok-ut

15:40 | 11/03/2026
Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë
Bota

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

10:32 | 10/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Next Post
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, ja kush janë zonat më të nxehta

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, ja kush janë zonat më të nxehta

Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com