Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili ka thënë se nëse do, e merr Kryeministrinë dhe institucionet për pak kohë vetëm me demokratët e Mamurrasit.
Sipas Bushatit, “kriminelët e Mamurrasit” dhe ish-gardistët e 21 janarit tashmë janë në krah të kryeministrit Rama.
“Unë nuk e kam quajtur ndonjë gjë të madhe apo sakrilegj edhe dhunën ndaj këtij regjimi. Mua më duket në tre muaj se opozita përpiqet të shndërrojë në realitet tentativën e saj për dhunë nuk ka fuqi. Mazhoranca më duket se ka fuqinë, sepse opozita nuk ia doli të hyjë në parlament, tentuan të hyjnë në Kryeministri dhe nuk ia dolën, tentuan të hyjnë në parlament dhe s’ia dolën.
Sot hajdutët dhe kriminelët e Mamurrasit të Berishës sot janë të gjithë kundër ish-kryeministrit dhe ish-gardistët e 21 janarit janë me Ramën. Sot kemi një polici me qeverinë, kemi një bandë në pushtet që është më e fortë se opozita. Ky regjim më shumë tronditet kur ia tund themelin e propagandës”, deklaroi Bushati.