Kryesore

Rama humbet durimin ndaj gazetarit: Kur s’ka rrugë, me çfarë erdhe? Apo nga kulla në kullë

               Publikuar në : 22:03 - 16/05/19 M. S

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Rama ka debatuar ashpër me gazetarin Andi Bejtja, pasi ky i fundit duke komentuar një artikull të gazetës gjermane ‘Bild’, tha se në Shqipëri nuk është bërë asnjë rrugë në 6 vite. Por kjo deklaratë nuk ka rënë në ‘vesh të shurdhër’, pasi Rama ka shpërthyer.

PJESË NGA DEBATI:

BEJTJA: Këtu në 6 vite nuk është bërë asnjë rrugë

RAMA: Më keni thirrur mua të flasim për Bildin apo…

BEJTJA: Jo, po meqë e bëri Fevziu, thash dhe unë

RAMA: Po mirë, kur s’ka rrugë në Tiranë, me ça erdhe ti?

BEJTJA: Jo s’thash në Tiranë, po s’ka rrugë

RAMA: Me ça erdhe ti këtu kur s’ka rrugë. Apo nga kulla në kullë

FEVZIU: Mos u intimido o Bejte

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT