Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

‘Bravoçunat’ të më gjejnë biçikletën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
‘Bravoçunat’ të më gjejnë biçikletën

Nga Alfred Lela

Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race, që për dikë të rritur me ëndrrën fëminorë të të pasurit të një dyrrotaku në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot.

Kushtonte, e them gati me turp këtë, 1200 euro. Jam menduar më shumë atë ditë kur ‘ma bëri me sy’ në një dyqan në një qoshe të Myslym Shyrit, se sa sot, rreth orës 8 të mëngjesit, kur e mbështeta te bordurat e pedonales, ngjitur me një prej ministrive, dhe u hodha në mes të bravoçunave, me iluzionin se mund të negocioja lirimin e një gruaje (po të kishte qenë një dëng me kanabis do ia kisha dalë, më tha një cinik).

I humba të dyja: biçikletën dhe negociatën, siç edhe disa orë në Komsiariatin nr. 1, duke duruar me vetëmohim etiko-stoik policët e shkretë tek vuanin me formularë të shtetit sikur të ishin në sanskritishten e Petro Zhejit.

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. Njërit prej policëve, me kapuçon në kokë, i fiksova vetëm sytë, një lëbyrje me adrenalinë shtazore dhe një theks të fortë të malësive labe. Nuk jam i sigurt, por më duket se i kam sharë marinarçe, në anglisht, dhe kjo nuk prodhoi ndonjë pasojë sepse, edhe ata të shkretët, vetëm theksin më kuptuan mua, jo fjalët.

Por, mendjen e kisha te biçikleta. Më vonë e kuptova pse. Trupin e kisha të ngrohtë nga dhuna, dhe madje thuaj i mëshirova, kur nuk po ushtronin më forcë, apo kur u lodhën dhe kërkuan të ndërrojnë krah me njëri-tjetrin; u qenë ‘këputur’ duart. Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë. Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. Në fillim nuk gjenin dot pranga dhe më pas nuk e dinin se në cilin Komisariat do më degdisnin. Komunikimet në radio i nxirrnin zbuluar këta ‘trima me yll në ballë’ që, të ç’organizuar si një bandë e Ali Pashës, nuk kishin as plan operacional as aftësi menaxhuese për ta shpikur një aty për aty. Pasi i gjetën prangat, më rrotulluan, nuk e di pse, duke më nxjerrë para Teatrit Kombëtar. Sikur donin ta vuaja shembjen e tij live dhe ata të shijonin humbjen time. Për disa minuta më mbajtën aty sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. Unë ua ktheva dhe policët, me sa duket, kujtuan se e kisha me ta. Ose thjesht po shprehnin solidaritetin e amebave.

Radio e njërit prej tyre mori shenjë se ‘makina ime e burgut’ ishte gati. Më shoqëruan përmes pedonales deri te qendra Toptani, ku më dorëzuan te dy policë ‘qyteti’. Njëri prej tyre, një djalë i ri me kokë të rruar me theks tiranas. Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. E përsëritën disa herë pyetjen. Nuk e ktheva kokën.

Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio. ‘Mos e lejo të përdorë celularin!’. U kthye nga unë: e di që po mendon se ky është urdhër policësh. Si do ta përdorësh celularin nëse je i prangosur. Qeshëm.

Oficerët e policisë më dhanë të njohur. Formularin e parë e plotësova në fund të korridorit, ku prisnin edhe dy të shoqëruar të tjerë. Një vajzë me kaçurrela të verdhë e VV dhe një djalë. I tregova këtij se si kisha braktisur biçikletën dhe rolin e gazetarit për të negociuar lirimin e një gruaje me syze dhe kaçurrela që po ndalohej padrejtësisht nga blutë. Është gruaja ime, ma priti. Silva Caka. Ish-deputetja? Po.

Epo, ja ku më kish hedhur fati sot, kokëposhtë, si të ishte një biçikletë me frena të këputur. I arrestuar nga Policia e Edi Ramës, pasi isha akuzuar nga kundërshtarët e tij në opozitë si i shitur te ai, dhe rënë në pranga duke ‘mbrojtur’ një deputete të LSI, një partie të cilën ende nuk e kam kuptuar.

Në proces kisha humbur biçikletën për të cilën më duhet të kursej për një kohë relativisht të gjatë për ta zëvendësuar. Ose do më duhet të përdor paratë që kam marrë nga Edi Rama për të blerë një makinë luksoze. Me u dhi t’qeshmit, kur thonë shkodranët.

Pse po e tregoj, pothuaj në tonet e talljes, këtë histori dramatike? Sepse një absurd të tillë, ku aktorët, aktivistët dhe gazetarët përndiqen me zell dhe arrestohen me brutalitet, ndërsa krerëve të malavitës u dërgohet letër që të deklarojnë si, qysh, e tek, i kanë bërë pasuritë, po nuk e përqeshe mund të të çmendë.

Përfundimisht një shtet i tillë nuk mund të bëjë më asgjë për mua dhe të ngjashmit e mi, por biçikletën mund të ma gjejë. Inshallah. Nëse e bëni, ua ‘kam falur gjakun’. Ose, në gjuhë bravoçunash, jemi ‘jek e jek’./ politiko.al

Tags: alfred lelabravocunatprotesteshembjaTeatri

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Ermal Fejzullahu uron gruan për ditëlindje me këto fjalë të ëmbla

Ermal Fejzullahu uron gruan për ditëlindje me këto fjalë të ëmbla

Rihapja e bareve dhe restoranteve/ Conte: Kujdes ndaj rishfaqjes së koronavirusit

Rihapja e bareve dhe restoranteve/ Conte: Kujdes ndaj rishfaqjes së koronavirusit

Qytetarët e këtij vendi rrezikojnë 3 vite burg nëse dalin në rrugë pa maskë

Qytetarët e këtij vendi rrezikojnë 3 vite burg nëse dalin në rrugë pa maskë

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

by mirseda
15:38 | 25/07/2025
0

Një automjet tip Maserati, me targa AB 803 RX, ka marrë flakë në afërsi të daljes së...

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com