Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Boll me panik”, sizmologu: Mësohuni që jetoni në një vend tërmetesh

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Boll me panik”, sizmologu: Mësohuni që jetoni në një vend tërmetesh

Tërmeti i magnitudës 5.8 i rënë në 21 shtator veç dëmeve të shumta materiale, shkaktoi edhe shumë panik te njerëzit. I cilësuar më i fuqishmi në 30 vitet e fundit, për shumë nga të rinjtë ky ishte tërmeti i parë i përjetuar me një magnitudë kaq të lartë. Ndaj, edhe frika ka qenë e madhe. Madje të shumtë ishin ata që e kaluan natën në rrugë të tmerruar.

Por, pavarësisht kësaj, sizmologët kanë sqaruar se Shqipëria është një territor tektonikisht aktiv. Dhe kjo sepse vendi ynë është prekur shpesh nga tërmete të forta.

Në 17 tetor 1851, në Berat janë vrarë 400 ushtarë në Kala. Në Tepelenë, në 20 nëntor 1920, janë vrarë 36 persona dhe 102 janë plagosur. U shkatërruan 2 500 shtëpi dhe u lanë të pa strehë 15 000 veta. Në 26 maj 1960, në Korçë u shkatërruan plot 1479 ndërtesa. Ndërsa në 17 nëntor 1982, tërmeti i rënë në Roskovec është ndjerë edhe në Fier, Librazhd e Berat. Ku u vra 1 person, 12 u plagosën dhe u shkatërruan 16 534 ndërtesa. Në 7 janar 1988, në Tiranë ra një tjetër tërmet ku u dëmtuan 2083 shtëpi.

Edhe pse në media shpesh publikohen tituj që shkaktojnë tension, tërmetet janë një ndër dukuritë natyrore që nuk mund të parashikohen. Dhe sipas sizmologut Edmond Dushi ajo që është më e rëndësishme të bëhet është ndërgjegjësimi i njerëzve. Në mënyrë që të gjithë të kuptojnë se Shqipëria është një vend që është prekur dhe do vazhdojë të preket nga tërmetet.

“Territori i Shqipërisë është një territor tektonikisht aktiv, pra vetë ndërtimi i tij tektonik e favorizon ndodhjen e këtyre dukurive. Ndaj këto kanë ndodhur në të kaluarën dhe nuk është se po na ndodhin për herë të parë. Dhe ne jemi të habitur. Kryesisht tërmetet kanë ndodhur në të kaluarën sepse tërmeti do një kohë që të përsërisë atë ciklin e vetë. Në mënyrë që të ndodhin përsëri tërmete të tillë. Ne e kemi bërë të qartë që statistikisht çdo 30 vjet ne presim aktivitet të lartë sizmik. Por, ne nuk mund të bëjmë parashikime.

Media e vë gjithmonë theksin te parashikimi. Sa më shumë të pompohen lajme bombastike rreth tërmeteve, natyrisht që kjo do të ketë impaktin e vetë te njerëzit. Problemi është shumë i thjeshtë. Shqipëria është një vend aktiv në aspektin sizmik dhe njerëzit duhet të mësohen me idenë që jetojnë në një vend tërmetesh. Në një vend me aktivitet sizmik, në një vend që herë pas here mund të ndodhin tërmete dhe që fatkeqësisht ndodhin edhe tërmete të fortë.

Nuk mund të them që shqiptarët janë të mësuar me këto dukuri. Përderisa media rolin e vetë e luan vetëm në momentin që ndodh dukuria. Pra, duke ardhur këtu te Instituti dhe duke marr një informacion operativ, si p.sh., a ka ndodhur, sa ka qenë, sa është numri që vijon etj. Për mendimin tim, këto janë të pamjaftueshme për përcjelljen e informacioneve.”

Sizmologu Dushi shton se është e domosdoshme që institucionet përkatëse dhe Universiteti Politeknik i cili është përgjegjës për Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit; të shtojë vëmendjen dhe investimet.

Në mënyrë që monitorimi i këtyre dukurive natyrore të jetë më i plotë. Kjo pasi sipas sizmologut me ndryshimet e reja demografike dhe ndërtimet e reja, është shtuar edhe rreziku i prekjes së vendit nga fenomene si tërmetet.

“Rrjeti sizmologjik duhet të vazhdojë të monitorojë me kapacitet të plotë. Ndofta nuk janë kushtet aktuale teknike, por domosdoshmëria është kjo. Pra, është një dukuri që impaktin e ka shumë të madh, pavarësisht frekuencës së ndodhjes të saj. Tërmetet ndodhin rrallë, por impakti i tyre është shumë i madh.

Nga ana tjetër, ky informacion që duhet marr në mënyrë të pandërprerë nuk i shërben vetëm Shqipërisë apo institucioneve në vend. Por, i shërben dhe institucioneve ndërkombëtare, pasi ne jemi pjesë e një rrjeti shumë të gjerë.

Dhe që departamenti i sizmologjisë të vazhdojë të bëjë detyrën dhe të vazhdojmë të jemi pjeë e rrjetit ndërkombëtarë, duhet që teknologjia të ri-freskohet. Problemet kanë qenë të vazhdueshme, janë shtuar gradualisht. Sepse një rrjet që funksionon, qoftë ky sizmologjik apo tjetër; ka nevojë që herë pas here të ketë suport.

Këto probleme ne vazhdimisht i kemi bërë të qarta nëpërmjet institucioneve tona apo medias. Deri diku kemi marr përgjigje, por zgjidhje definitive është që ky rrjet të jetë në qendër të vëmendjes nga institucionet përkatëse dhe të ketë investime të vazhdueshme.”/ TIRANA TODAY

 

 

Tags: lajme bombastikeparashikimishqiperiatermetterritor tektonikisht aktiv

TË LIDHURA

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

22:55 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij
Aktualitet

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve
Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
Next Post
Me lot në sy, grimieri shqiptar rrëfeu para botës frikën më të madhe

Me lot në sy, grimieri shqiptar rrëfeu para botës frikën më të madhe

Prapaskenat/ Meta e opozita vënë me ‘shpatulla pas murit’ Dvoranin

Prapaskenat/ Meta e opozita vënë me ‘shpatulla pas murit’ Dvoranin

E dyta në garën për kryeprokuror, Arta Marku bën lëvizjen e papritur

E dyta në garën për kryeprokuror, Arta Marku bën lëvizjen e papritur

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

by mirseda
22:55 | 23/05/2025
0

Një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer...

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

22:51 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

22:27 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com