Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bllokimi i rrugëve/Qytetarët të irrituar me protestuesit: Absurde të na ndalojnë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Bllokimi i rrugëve/Qytetarët të irrituar me protestuesit: Absurde të na ndalojnë

Nga Anxhela Ferra

Ditën e djeshme opozita bllokoi 5 akset kryesore kombëtare për një orë. Ndryshe nga protestat e kaluara ku protestuesit kanë qëndruar para institucioneve si Kryeministria apo Parlamenti, kësaj radhe ata u ndanë në disa qytete. Protestat u shoqëruan me djegien e gomave, si edhe të disa banerave, tubi dhe rrjeta të vendosura tek ish rrethrrotullimi “Shqiponja” që tregonin investimin që duhej të bëhej në Unazën e Re.

Edhe pse ditën e djeshme nuk pati incidente, një moment në hyrje të Tiranës gjendja u tensionua midis protestuesve dhe një shoferi. Një skenë kjo e përsëritur edhe në raste të tjera, ku midis shoferëve që kërkojnë të kalojnë dhe protestuesve që bëjnë rezistencë për t’i ndaluar, krijohen konfrontime. Ndërkohë disa qytetarë thonë për Tirana Today se kjo formë protestimi i duket absurde dhe se po i pengojnë në përditshmërinë e tyre.

“Kjo pjesa e paralizimit të vendit është e rëndë për qytetarët. Qytetarët që duan të kalojnë kanë të drejtë, por edhe protestuesit kanë shumë të drejtë që kërkojnë të protestojnë. E gjitha duhet të zgjidhet me tolerancë.”

“Ato janë gabime nga ana e protestuesve, pasi nuk bëhet lufta me qytetarët. Por, ajo duhet bërë brenda në Parlament me parlamentarët. Nuk kanë pse bllokojnë rrugët sepse kjo gjë do të vazhdojë përherë. Marrin popullin të dalë atje kot, mua më duket shumë absurde.”

“Unë kam qenë 27 vite në Turqi dhe atje kanë bërë protesta, por që të pengojnë njerëzit rrugët nuk lejohet. Edhe po çuditem sesi e kam lënë unë Shqipërinë në ’92-shin, e tani e kam gjetur më keq. Më vjen kaq keq për këtë gjendje, saqë para një jave kur ndezën atë zjarrin në rrugë kam bërtitur. Sidomos kur i dëgjoja të thoshin ‘Shqipëria është e jona’, jo Shqipëria është e të gjithëve. Ndaj ata nuk mund të bëjnë çfarë duan. Sepse edhe thyerja e një xhami ndikon në ekonomi. E shihni sa para është Turqia?!

“Mirë nuk është të bllokohen rrugët, sepse njerëzit kanë punë dhe duan të shkojnë sa më shpejt në një vend të caktuar. Sherri vetëm të këqija ka, duhet të jenë tolerantë. Ata duhet ta kuptojnë vetë se sa e rëndësishme është qetësia në vend. Ata që janë në punë apo kanë aktivitete ku duhet të lëvizin i shqetësojnë shumë këto bllokimet e rrugëve.”

Por, një qytetare shprehet për Tirana Today se kjo është e vetmja mënyrë për të bërë zërin e tyre të dëgjueshëm dhe për të sjellë ndryshim në qeverisje. Edhe nëse kjo do të thotë bllokimin e rrugëve.

“Mirë më duket se bllokohen rrugët, sepse jemi të varfër. Unë kam dalë gjithmonë në protesta. Edhe për ata qytetarët që duan të kalojnë na vjen keq, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Me këtë qeveri që kemi ne, nuk shkohet gjëkundi, ka vetëm varfëri dhe korrupsion.”/ TIRANA TODAY

Tags: Absurdebllokimi i rrugëveirrituarmakinatopozitapengohenprotestuesitqytetarettë irrituartë kalojnë

TË LIDHURA

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para
Aktualitet

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Next Post
Has/ Protestat, ministri Lleshaj ka një mesazh për opozitën: Edhe në Kanun…

Has/ Protestat, ministri Lleshaj ka një mesazh për opozitën: Edhe në Kanun...

Reforma zgjedhore në Shqipëri, OSBE: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

Reforma zgjedhore në Shqipëri, OSBE: Jemi të gatshëm për të ndihmuar

“Merr ç’të duash, vetëm mua jo se jam i martuar”/ Rama: Këtë herë Luli ka fallxhoren

“Merr ç’të duash, vetëm mua jo se jam i martuar”/ Rama: Këtë herë Luli ka fallxhoren







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

by mirseda
22:58 | 13/04/2026
0

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të mbahet në Pakistan më...

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

Prokuroria e Tiranës godet 3 Call Centera, raportohet për të arrestuar. Sekuestrohen edhe para

21:44 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com